Sot në orën 16:00 Superliga shqiptare e futbollit do të zhvillojë pesë takimet e raundit të 35-të, ose thënë ndryshe të parafundit për sezonin e rregullt. Fundjava e shkuar ishte e turpshme në futbollin shqiptar dhe raundi i 34-t do të mbetet një njollë turpi për tolerimet që skuadrat bënë në fushë, teksa katër nga pesë takimet ishin parashikuar nga kompanitë e basteve sesi do të përfundonin.
Më së paku skuadrat kanë bërë aleanca mes tyre në dëm të klubeve të tjera, aty ku bashkohen interesat ekonomike, politike dhe miqësore. Edhe pse fundjava e shkuar bëri bujë për tolerimet në fushë (për të mos thënë trukimet e ndeshjeve), edhe sot në faqet ndërkombëtare të basteve sheh koeficientë jo normal për vetë formën e ekipeve dhe pozitat në klasifikim.
Në stadiumin 'Air Albania' Dinamo e cila është pranë sigurimit të zonës 'Final 4' pret Vorën, me këta të fundit që janë në vallen e mbijetesës dhe kanë nevojë për pikë. Një nga kompanitë më të fuqishme të basteve në botë, 'Bet365', e ka kuotuar fitoren e Dinamos me koeficientin 5.00, ndërsa fitoren e Vorës me 1.5, diçka jo normale për metodën e tyre të punës, e cila bazohet në renditjen e klubeve, formën e tyre dhe objektivat. Por nuk mjafton kaq. Fitorja e Vorës dje ishte kuotuar me koeficientin 2.9, pra më lart se sot që është ulur në 1.5, çka do të thotë se mund të jenë hedhur shuma të majme parash në baste, që e kanë detyruar kompaninë të ulë marshin e fitimit për lojtarët e basteve.

Koeficientët e hapjes dhe ata aktual të Dinamo - Vora
Flamurtari i vendit të fundit e ka të sigurt fitoren kundër Teutës
Si të mos mjaftonin katër golat e shënuar kundër Partizanit në fitoren 1-4 të disa ditëve më parë, gjë që ishte parashikuar nga bastet, edhe sot Flamurtari ka një koeficient modest (1.28) për fitoren kundër Teutës (kuotohet 8.00). Paçka se durrsakët ndërruan trajnerin dhe janë në vallen e mbijetesës, vlonjatët duket se e kanë 'në xhep' fitoren dhe bastet nuk është se gënjejnë në të tilla parashikime. Teuta ndeshjen e fundit e luan kundër Egnatias që e ka siguruar zonën 'Final 4', ndaj llogaritë mund të jenë bërë dhe në dy javët e fundit mund të na shohin sytë çudira në fushë. Çudira që mund të kenë nevojë për hetime.

Dy ndeshjet e sotme të Superligës që janë kuotuar në baste
Veç ndeshjeve të mësipërme, sot luhen edhe KF Tirana - Vllaznia, Bylis - AF Elbasani dhe Egnatia - Partizani të cilat nuk janë fare në baste. Na mbetet vetëm të shpresojmë në 'gabimet' e bookmakersave për të mos parë maskaradën e radhës në futbollin elitar shqiptar, i cili është braktisur nga tifozët.
Superliga, raundi 35-të:
E mërkurë, 06 maj 2026 - 16:00
Bylis - AF Elbasani
Dinamo - Vora
Egnatia - Partizani
Flamurtari - Teuta
KF Tirana - Vllaznia
Superliga, raundi 36-të (i fundit):
E diel, 10 maj 2026 - 16:00
AF Elbasani - KF Tirana
Partizani - Dinamo
Teuta - Egnatia
Vllaznia - Flamurtari
Vora - Bylis
Renditja:

Flamurtari dhe Teuta do të përballen sot në orën 16:00 për raundin e parafundit të Superligës. Të dyja skuadrat janë në 'vallen' e mbijetesës dhe pikët janë deçizive. Vetëm një orë nga nisja e ndeshjes, Flamurtari është ankuar për arbitrin që do vendos drejtësi në këtë sfidë. FSHF ka vendosur që Eldorjan Hamiti i Kolegjiumit të Lezhës të jetë arbitër, ndërsa Flamurtari thotë se Hamiti i ka gjykuar në tre nga katër ndeshjet e fundit me Teutën, duke qenë 'problematik' me vendimet.
Reagimi i Flamurtarit:
Në prag të ndeshjes së sotme, dëshirojmë të shprehim shqetësimin tonë lidhur me përzgjedhjen e arbitrit Eldorian Hamiti për të gjykuar këtë takim.
Pavarësisht shkresave të dërguara në mënyrë zyrtare pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, ku kemi paraqitur rezervat dhe problematikat tona të mëparshme, konstatojmë se në 4 ndeshjet e fundit ndaj Teutës, në 3 prej tyre është caktuar i njëjti arbitër.
Përvoja jonë me këtë arbitër ka qenë e shoqëruar me vendime të diskutueshme dhe situata që kanë ndikuar drejtpërdrejt në ecurinë e lojës, duke krijuar dyshime të arsyeshme mbi paanshmërinë dhe standardin e gjykimit.
Në këto kushte, ritheksojmë kërkesën tonë për një vlerësim më të kujdesshëm dhe profesional në përzgjedhjen e arbitrave, në mënyrë që të garantohet një garë e drejtë dhe transparente për të gjitha palët.
Ky reagim nuk ka për qëllim të cenojë askënd personalisht, por të mbrojë integritetin e garës dhe interesin e klubit tonë.
Komente







