Superliga, Teuta fundos Dinamon,
fiton jashtë edhe Flamurtari 1-3

Superliga, Teuta fundos Dinamon, <br />fiton jashtë edhe Flamurtari 1-3
Teuta ka fituar minimalisht në kryeqytet, pasi ka mundur 1-0 Dinamon, e cila me këtë humbje mbetet pa shpresa shpëtimi. Teuta me golin e Jakupit të shënuar në minutën e parë shtesë të pjesës së parë siguroi fitoren. Dinamovitët kanë zhvilluar një lojë të mirë, por pa mundur të gjejën golin, ndërsa durrsakët me lojën e tyre monotone arrijnë qëllimin duke marrë maksimumin, tre pikë.

Flamurtari ka fituar 3-1 në “Loni Papuçiu” dhe me këtë humbje Apolonia me shumë gjasa do të jetë shoqëruesja e Dinamos në Kategorinë e parë. Gjithsesi, ende është herët, pasi si fierakët dhe dinamovitët kanë shpresa matematikore. Vlonjatët me këtë fitore blindojnë vendin e katërt në kuotën e 36 pikëve. Progni shënon në minutën e 19-të, Lena në minutën e 26-të shënon golin e dytë dhe në mbyllje të pjesës së parë Ibrahim shënon golin e nderit për Apoloninë. Në fund të pjesës së dytë Gentian Muça shënon golin e tretë për Flamurtarin.

Një gol i mesfushorit Ilirjan Çaushaj tetë minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt, i siguroi një fitore 2-1 Tomorit ndaj Kastriotit, ne javen e 21-te Kategorisë Superiore. Mesfushori Enkel Alikaj shënoi për Kastriotin në minutën e 10-të, duke e mbyllur në avantazh pjesë e parë për krutanët. Endri Bakiu (68’) me golin e tij të 12-të sezonal dhe Ilirjan Caushaj (82’) i garantuan fitoren e 7-të sezonale beratasve, tani në kuotën e 23 pikëve, katër më shumë se Kamza e vendit të 11-të.
Laci fitoi me rezultatin e pastër 2-0 me Pogradecin, falë dy golave të realizuar nga Elton Doku ne minutën e 42-të dhe të Vilfor Hysës në të 53’. Goli i dhjetë sezonal i Vilfor Hysës: 5 me Lacin dhe 5 me Flamurtarin. Për djemtë e Përparim Daiut kjo ishte fitorja e dytë rresht, duke u ngjitur në kuotën e 27 pikëve, ndërkohë që Pogradeci pësoi humbjen e 13-të në 21 javë.
Rezultatet:
DINAMO – TEUTA 0-1
LAÇI – POGRADECI 2-0
SHKUMBINI – KAMZA 3-1
TOMORI – KASTRIOTI 2-1
APOLONIA – FLAMURTARI 1-3
BYLIS – VLLAZNIA 1-0
(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta