Superliga/ Tirana me hap kampioni, Luftëtari merr fitoren e parë në kampionat. 'Paqe' në Durrës

Superliga/ Tirana me hap kampioni, Luftëtari merr fitoren e parë në kampionat. 'Paqe' në Durrës

Janë zhvilluar sot 3 nga 5 ndeshjet e javës së katërt të Superligës ku mbi të tjera u veçua sfida Tirana-Skënderbeu, e cila u mbyll me fitoren 3-1 të bardhebluve. Në ‘Selman Stërmasi’ të besuarit e Ardian Memës zhbllokuan shifrat në fundin e pjesës së parë me Majkëll Ngoo, ndërsa miqtë nga Korça i prishën përkohësisht festën vendasve me Pollozhanin. Gjithsesi 5 minuta para fundit të kohës së rregullt Grent Halili riktheu Tiranën në avantazh, ndërsa para vërshëllimë së trefishtë të arbitrit realizoi edhe Hoxhallari.

Kjo ishte fitorja e tretë e Tiranës në 4 ndeshje, ndërsa për Skënderbeun ishte humbja e dytë radhazi.

Ndërkohë në Gjirokastër Luftëtari ka marrë fitoren e parë në kampionat pasi ka mposhtur 2-1 Flamurtarin. ‘Dopieta’ e Filit ishte vendimtare për këtë trepikësh dhe për debutimin e trajnerit grek Marantas, i  cili e nis me fitore aventurën në Shqipëri.

Sfida tjetër e ditës së shtunë, ajo mes Teutës dhe Vllaznisë është mbyllur me shifrat 0-0 pavarësisht se shkodranët luajtën për një pjesë të madhe të lojës me 10 lojtarë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë