Superliga, trajneri i Kukësit
Milinkoviç:Fitojmë ndaj Partizanit

Superliga, trajneri i Kukësit<br />Milinkoviç:Fitojmë ndaj Partizanit
Përballja interesante dhe më e rëndësishme e Superligës së Shqipërisë mes Kukësit dhe Partizanit  do të luhet ditën e hënë në orën 19:00, në stadiumin “ Selman Stërmasi”.
Tekniku i Kukësit Mlladen Milinkoviç,foli për sfidën ndaj Partizanit, ndërsa ai e cilësoi se përballja do jetë e vështirë pasi Kukësi nuk është në formën e tij më të mirë.
Trajneri i Kukësit komentoi dhe situatën tek kundërshtari, duke pranuar se dhe Partizani nuk gëzon formë të mirë sportive në këtë fillim sezoni të futbollit elitar në vendin tonë.
 
Trajneri Mlladen Milinkoviç në konferencë për shtyp ka sqaruar se si mund të organizojë ekipin në këtë përballje,që e ka konsideruar të vështirë ndaj “Guerrilasve”.
Fjala e plotë e trjanerit të Kukësit Mlladen Milinkoviç në konferencë për shtyp:
 
Ndeshja –Do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë. Mendoj se si ne, e si Partizani vijnë nga një moment jo shumë pozitiv, por kjo ndeshje do të jetë diçka ndryshe. Do të jetë një sfidë e fortë, por padyshim që ne në çdo ndeshje kërkojmë fitoren. Unë dhe lojtarët e mi e përgatisim takimin të tillë, pastaj se çfarë ndodh gjatë ndeshjes nuk parashikohet. Nuk më kënaq barazimi, pasi ne duam të fitojmë çdo ndeshje. Pastaj duhet parë se shkon sfida për të dhënë vlerësimin në fund. Asnjë ndeshje nuk i ngjan tjetrës”.
 

 
Partizani“Nuk besoj se Partizani do të shfaqet si me Laçin. Do jetë diçka tjetër, pavarësisht se mendoj se edhe ndeshja ndaj kurbinasve nuk ishte aq e dobët sa rezultati. Ne i kemi studiuar ata gjatë gjithë javës dhe mund të themi se i dimë edhe pikat e tyre të forta dhe të dobëta”.
 
Sulmi –  “Në këtë fazë të kampionatit nuk mendojmë se kush do të shënojë, por të fitojmë, pavarësisht se kush e bën golin. Bakaj, Alijev dhe Guri kanë besimin tim dhe janë të rëndësishëm për ne. Ata janë profesionist dhe shumë shpejt do të dalin te loja e tyre më e mirë”, ka përfunduar tekniku i kampionëvë të Shqipërisë për këtë sezon futbollistik/ FK.Kukësi

Redaksia Online
N.M/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool