Superliga vazhdon për përgatitjet
intensive për ndeshjet e radhës

Në prag të javës së 13-të të Superligës ekipit kanë filluar përgatitjet intensivisht për të marrë maksimumin e mundshëm dhe korrigjuar gabimet e fazës së parë. Për ndeshjen me ekipin e Lacit, Hyshmeri shprehet se Partizanit i mungojnë tifozët duke kërkuar më shumë mbështetje në stadium të dielën për ndeshjen me bardhezinjtë.

“Kemi zhvilluar një fazë të mirë duke qenë brenda objektivave që lidhen me pjesëmarrjen në Evropë. Për ndeshjen me Lacin kërkojmë mbështetjen e tifozëve, e cila do të jetë vendimtare për të marrë më të mirën e mundshme që është fitorja. Tre pikët do të na ndihmonin shumë”.

Ndërsa trajneri i Kukësit, Shensoji në prag të ndeshjes me Vllazninë shpreh edhe njëherë ambicien që lidhet me titullin kampion. Trajneri shprehet se ekipi ka filluar që të reagojë dhe se duhet të fitojë me shkodranët, pasi  kalendari është i vështirë, duke qenë se pas Vllaznisë vjen përballja me Skënderbeun dhe gabimet nuk falen më.

Ndërsa në ekipin e Tiranës vazhdon që të jetë një gjendje e vështirë në të gjitha aspektet, teksa pritej prezantimi i trajnerit italian Gargano, stafi drejtues ka vendosur që të paktën deri në përfundim të vitit kalendarik, italiani do të jetë ndihmës i Gallos. Lëvizja lidhet me njohjen e ekipit dhe përgatitjet e merkatos me qëllim që në Janar të marrë në dorë frenat e ekipit.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq