Superliga: Vllaznia dhe Kastrioti,
kur fitorja vjen nga pika “e bardhë”

Superliga: Vllaznia dhe Kastrioti,<br />kur fitorja vjen nga pika “e bardhë”
Kastrioti u paraqit në fushë me trajner të ri, ku në vend të Ramadan Ndreut është ulur Andrea Marko. Fati e desh që Marko të debutante ndaj ish-skudërs së tij Dinamos, debutim i cili ka qenë i suksesshëm, pasi Kastritoti ka fituar 1-0 ndaj dinamovitëve. Fati i këtij takimi u vendos në pjesën e dytë me një 11-metërsh, të cilin në minutën e 75-të e ka finalizuar Inkango. Dinamovitët kanë protestuar, pasi sipas tyre, penalltia nuk ishte dhe kjo vijon në vazhdën e penalizimeve. Me këtë humbje shpresat e Dinamos për të mbijetuar veniten akoma më shumë, pasi ata mbeten në betejë vetëm falë matematikës, por blutë e kryeqytetit janë thuajse të rënë në kategorinë e parë.

Vllaznia ka marrë tripikëshin e parë nën drejtimin e trajnerit Armir Grima, ku ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Apolonisë. Ashtu si në Krujë edhe në Shkodër fati i ndeshjes është përcaktuar nga një 11-metërsh, i cili u akordua në minutën e 82-të, që u shëndërrua në gol nga kapiteni Smajli. Vllaznia e nisi mirë ndeshjen dhe mundësitë për shënim nuk i munguan, por finalizimi la shumë për të dëshëruar.

11 metërshi i akordur për Vllazninë u kontestua nga fierakët, pasi ishte i dyshimtë, por gjyqtari ndërkombëtar, Enea Jorgji, ishte i vendosur. Me këtë fitore shkodranët shkojnë në kuotën e 30 pikëve dhe për momentin mbajnë vendin e 6-të, ndërsa Apolonia mbetet e parafundit me 14 pikë duke u pozicionuar në zonën e rënjes direkte.
(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Turi i mirënjohjes, Veliaj: Sot Kavaja është më socialiste se kurrë; PS e vetmja forcë që di të bëjë shtet dhe qytet

Turi i mirënjohjes, Veliaj: Sot Kavaja është më socialiste se kurrë; PS e vetmja forcë që di të bëjë shtet dhe qytet