Superliga shqiptare e futbollit mbylli dy nga katër ndeshjet e programuara për këtë të premte. Vllaznia fitoi 1-0 kundër Vorës, ndërsa Partizani përmbysi 1-2 Bylisin në Ballsh. Sot në orën 16:30 luhet AF Elbasani - Teuta, ndërsa në orën 19:00 Flamurtari - Egnatia. Ky raund mbyllet të shtunën me derbin Tirana - Dinamo, i cili merr jetë në orën 13:30 në 'Selman Stërmasi'.

Në stadiumin e Vorës, Vllaznia fitoi 1-0 kundër vorakëve. Ndeshja nuk u zhvillua në 'Loro Boriçi' pasi në dy fazat e para të dyja ndeshjet kundër Vorës u luajtën në Shkodër, pasi vorakët nuk e kishin gati stadiumin. Goli i Sherif Kallakut në shtesën e parë të fraksionit të parë, i dha tri pikë shkodranëve dhe fitoren e gjashtë radhazi. Me 45 pikë Vllaznia mbetet në vendin e parë.

Në stadiumin 'Adush Muça' të Ballshit, Partizani përmbysi 1-2 vendasit e Bylisit. Të besuarit e Mirel Josës kaluan në epërsi pas 30 minutash lojë me golin e Jaques Sandeu, por Partizani u përgjigj në pjesën e dytë. Fillimisht Rrok Toma në minutën e 81-të dhe Lancaster Human në shtesën e parë të ndeshjes, i dhanë tri pikë 'Demave' për t'u rikthyer te fitorja pas dy ndeshjeve.

Superliga shqiptare e futbollit, raundi i 23-të:

E premte, 06 shkurt 2026

13:30 Bylis 1-2 Partizani

13:30 Vllaznia 1-0 Vora

16:30 AF Elbasani - Teuta

19:00 Flamurtari - Egnatia

E shtunë, 07 shkurt 2026

13:30 Tirana - Dinamo ('Selman Stërmasi')

Renditja: