TIRANË - Superliga shqiptare e futbollit mbylli këtë të hënë raundin e 20-të. Në ‘Air Albania’ vendasit e Dinamos u mposhtën 0-2 nga Vllaznia në një sfidë që zgjati më shumë nga sa ishte parashikuar, kjo pasi një problem me energjinë elektrike që ka prekur disa zona të Tiranës, ndikoi në fikjen e prozhektorëve në stadium.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 0-1 për miqtë, kjo pas golit të Bekim Balajt. Në minutën e 33-të kapiteni shkodran kaloi të tijtë në epërsi duke u treguar i saktë nga 11 metra largësi. Skuadrat pushuam më shumë se 30 minuta pas pjesës së parë dhe në fraksionin e dytë nuk munguan rastet.

Lirim Kastrati mund të kishte ‘vulosur’ më herët fitoren e shkodranëve nëse nuk do ishte treguar altruist më shumë sesa duhej. Paçka rasteve të humbura, Sherif Kallaku në minutën e 84-t shënoi golin e dytë për Vllazninë dhe me 36 pikë i dërgoi të tijtë në vendin e dytë të renditjes, dy më pak se kryesuesit e Egnatias.

Pas golit të dytë Vllaznia mbeti pa trajnerin Edi Martini në stol, pasi kryesori Enea Jorgji e largoi me karton të kuq pas gjesteve të ekzagjeruara drejtuar stafit të Dinamos.

Superliga shqiptare, raundi 20-të:

E diel, 18 janar 2026

Egnatia 2-2 AF Elbasani

Flamurtari 3-0 Bylis

E hënë, 19 janar 2026

13:30 Vora 1-1 KF Tirana

17:00 Partizani 2-1 Teuta

19:30 Dinamo 0-2 Vllaznia

Renditja: