Superliga/ Vllaznia likuidon pa asnjë problem Kastriotin, Dede shijon fitoren e parë me Tiranën! Kukesi nuk përmbahet

Ndryshe nga çfarë pritej Vllaznia ka marrë një fitore pa shumë mundime kundër Kastriotit duke e mposhtur 0-3 në javën e 7 të Superligës. Shkodranët që me këtë fitore qëndrojnë të qetë të paktën edhe për një javë në krye të kampionatit, realizuan me Dungën, Dilaverin dhe Imerin.

Me të njëjtin rezultat, 0-3, ka fituar edhe Kukësi i Skënder Gegës kundër Bylisit. Për verilindorët ky është trepikëshi i katërt radhazi, duke sheshuar totalisht atë nisje të keqe të sezonit. Ndaj ballshiotëve rrugën e rrjetës e gjetën Friday, Ibrahimi dhe Limaj.

Ndërkohë Nevil Dede ka shijuar sot fitoren e parë në kampionat me Tiranën pas 5 ndeshjesh në krye të bardhebluve. Kryeqytetasit ia kanë dalë 0-1 në tranfertë kundër Laçit falë një eurogoli të Idriz Bathës. Më herët Nuabueze për kurbinasit kishte gabuar një penallti.

Sakaq supriza ka ardhur nga Fieri aty ku Apolonia ka marrë fitoren e parë në kampionat. Skuadra fierake ia doli 1-0 kundër Skënderbeut, që këtë sezon gjendet në pozita shumë të vështira.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë