Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi këtë të shtunë dy ndeshjet e radhës për raundin e 25-të. Tri pikët shkuan për Bylisin dhe AF Elbasanin, teksa kreu i renditjes është bërë shumë interesant.
Në 'Adush Muça' të Ballshit ishin vendasit e Bylisit që mposhtën 2-1 Vllazninë. Djemtë e Mirel Josës kishin shtatë ndeshje pa fitore dhe u rikthyen të merrnin tri pikët kundër shkodranëve kryesues. Nga ana tjetër Vllaznia kishte nëntë ndeshje pa humbje, mes tyre shtatë fitore radhazi dhe për të gjetur humbjen e fundit të shkodranëve do duhet të kthehemi më 8 dhjetorin e vitit 2025 kur AF Elbasani i mundte 1-0. Golat e ndeshjes së sotme u shënuan në pjesën e dytë. Bylisi shënoi me supergolin e Stoilov në minutën e 48-të dhe Sanogo në shtesën e shtatë të ndeshjes, ndërsa Vllaznia shkurtoi me Ensar Tafilin në minutën 90+9, por në fund goli shërbeu vetëm për statistika.
Në stadiumin e Vorës, AF Elbasani fitoi 2-1 kundër vendasve të Vorës. Olberkis shënoi golin e parë për AF Elbasanin, para se Kasalla të barazonte brenda pjesës së parë. Duhej Lleshi shtatë minuta para fundit që të shënonte nga pika e bardhë e 11 metërshit dhe t'i jepte tri pikë djemve të Ivan Gvozdenovic.
Raundi i 25-të i Superligës mbyllet të dielën me ndeshjet Tirana - Teuta dhe Flamurtari - Partizani. Dje ishte Egnatia që mposhti 1-0 Dinamon në Rrogozhinë.
Pas 25 ndeshjeve të luajtura është Vllaznia me 48 pikë që mbran kreun, ndjekur nga Egnatia me 46 pikë, AF Elbasani me 45 dhe Dinamo me 36 pikë.
Superliga shqiptare e futbollit, raundi 25-të:
E premte, 20 shkurt 2026
Egnatia 1-0 Dinamo (De Oliveira 90+3')
E shtunë, 21 shkurt 2026 - 13:30
AF Elbasani 2-1 Vora (ndeshja u luajt në Vorë)
Bylis 2-1 Vllaznia
E diel, 22 shkurt 2026
13:30 Tirana - Teuta
16:30 Flamurtari - Partizani
Renditja:
Bylisi dhe Vllaznia do përballen sot në orën 13:30 për raundin e 25-të në Superligën e futbollit. Në stadiumin 'Adush Muça' të Ballshit, në fushë do gjykojë një treshe gjyqtaresh vajza.
Kryesore do jetë Emanuela Rusta e cila ka edhe stemën e FIFA-s, anësore do jenë Mirjeta Salla dhe Edjena Kapxhiu. Arbitër i katërt Albano Stolaj. Në VAR do jetë Albert Doda dhe në Avar Ardian Beqiraj.
Komente








