Për fushatën e re të “H&M” supermodelja Gisele Bundchen shfaqet duke kënduar këngën “Heart of glass” të bandës së rokut Blondie.

Në këtë mënyrë mamaja super seksi ka treguar një talent të fshehur dhe tanimë nuk do të jetë vetëm fytyra por edhe zëri i fushatës verore të “H&M”.

Videoja e prezantuar në emisionin e mëngjesit “Good Morning America” e shfaq Bundchen duke pozuar me veshje plazhi seksi.

Ajo postoi videon edhe në rrjetin e saj social duke shkruar: “Jam kënaqur shumë duke kënduar. Uroj që kjo video të mbledhë sa më shumë fonde për UNICEF”.

Producent i këngës është Bob Sinclair.

gisele bundchen

(b.t/shqiptarja.com)