Sonte në La Liga Barcelona do të luajë një ndeshje tejet delikate në transfertën e Ëanda Metropolitanos kundër Atletico Madrid, që janë edhe kampionët në fuqi të Spanjës. Katalanasit vijnë pas një disfate të rëndë në Champions League dhe duke parë ulje-ngritjet në kampionat një humbje me shumë mundësi do të ishte ndeshje e fundit e trajnerit Ronald Koeman.
Holandezi sipas mediave në Spanjë prej disa javësh është me rroba në krahë, por pikërisht atëherë kur nuk pritej, para përballjes me Atletico Madrid, presidenti i Barcelonës Laporte ka deklaruar se Koeman do qëndrojë pavarësisht çdo rezultati. Përballë kampionëve në fuqi Barcelona vijon të vuajë mungesat e Dembele, Aguerro-s dhe Braithëaite, ndërsa Jordi Alba është në pikëpyetje. Te Atletico Madrid mungon vetëm sulmuesi Cunha, ndërsa edhe atje atmosfera nuk është më e mira pasi javën e kaluar është mposhtur nga Alaves.