Supersfida Barcelona- Real Madrid mbyllet me rezultatin 1-1

Supersfida Barcelona- Real Madrid mbyllet me rezultatin 1-1

Çate gjatë sfidës mes Barcelonës dhe Real Madridit

Sfida e luajtur mes gjigandëve të futbollit Barcelonës dhe Real Madrid-it nuk mundi të nxjerrë asnjë fitues në ndeshjen e parë të Kupës së Mbretit. Në atë që u cilësua edhe finalja e parakohshme u dhurua një lojë fantastike plot spektakël e emocione, ku të dyja skuadrat dhanë maksimumin e tyre që të fitonin sfidën. Ndeshja u luajt në stadiumin e Barcelonës, “Camp Nou”.

Reali ishte i pari që kaloi në avanntazh përmes goli të talentit 27 vjeçar Lucas Vasquez i cili gjeti portën e Barclonës që në minutën e 6’.Sulmuesit brazilian Malcom barazoi shifrat në minutën e 57 duke mos e lënë Realin të dal fituese nga shtëpia e tij.

Të dy tranjerët dhanë maksimumin e tyre duke përdorur pikat më të forta të skuadrave të tyre, por mesa duket nuk mjaftoi që të nxirrte një fitues në Camp Nou. Finalisti mbetet për t’u përcaktuar në ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabeu”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Serbët më zhdukën dhe vr*në mamanë! Sigurimi shqiptar më ka ndjekur! Takimet e mia me Ramiz Alinë dhe Nexhmie Hoxhën!

Serbët më zhdukën dhe vr*në mamanë! Sigurimi shqiptar më ka ndjekur! Takimet e mia me Ramiz Alinë dhe Nexhmie Hoxhën!