Supersfida e boksit për pesha të rënda në pikëpyetje, kundërshtari i Joshua rezulton pozitiv në testet antidoping

Supersfida e boksit për pesha të rënda në pikëpyetje, kundërshtari i Joshua rezulton pozitiv në testet antidoping

Anthony Joshua e Jarell Miller

Supersfida e peshave të rënda në boks mes Anthony Joshua dhe Jarell Miller mund të anullohet. Shkak është bërë testi antidoping që boksieri amerikan ka kryer në fundin e muajit mars, ku ka rezultuar pozitiv me substancën AW1516, që ndihmon në rritjen e masës muskulore.

Përgjigjja e dalë ditën e sotme ka shokuar të gjithë fansat në botë, të cilët mezi po e presin këtë superpërballje. Gjithsesi ende asgjë nuk është vendosur përfundimisht, pasi Miller i njohur ndryshe me nofkën ‘Big Baby’, do të zhvillojë testin B të antidopingut, për të shuar çdo pikëpyetje.

Në rast se edhe këtë herë rezulton pozitiv, atëherë Miller-it nuk do t’i jepet licensa nga shteti i Neë Yourk-ut. Substanca e ndalur e gjetur në trupin e 30-vjeçarit vetëm në vitin 2019 është futur në listën e ndaluar të Agjencisë Botërore të Anti-Doping-ut.

Me sa raportojnë mediat ndërkombëtare, Anthony Joshua, boksieri britanik i cili mban titujt WBO, WBA dhe IBF, mbetet i vendosur për të zhvilluar sfidën me 1 qershor. Dhe në rast se Miller rezulton pozitiv, atëherë në listë janë 2 kandidatë potencial për të zëvendësuar amerikanin, Luis Ortiz dhe Adam Koënacki.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun