Suplementi "Shëndeti"/ Si të
mbroni lëkurën, këshillat nga mjekët

Suplementi "Shëndeti"/ Si të<br />mbroni lëkurën, këshillat nga mjekët
Muaji korrik dhe gusht, është periudha më e rrezikshme për sëmundjet e lëkurës. Bëhet fjalë për sëmundje si kanceri, shqetësimet që vijnë nga alergjia, ekzema, myku i lëkurës etj, të cilat mund të sjellin prombleme serioze për çdo individ.

Instituti i Shëndetit Publik këshillon që gjatë verës asnjë person të mos kryejë stërvitje ose vrap në orën 11:00-15:00, pasi gjatë këtij intenerari janë temperaturat më të larta. Gjithashtu këshillohet të përdoren kapelet dhe syzet e diellit. Kapelja mbron kokën dhe lëkurën e fytyrës ndërsa syzet e diellit mbrojnë sytë. Një burim për kancerin e lëkurës është solari, që kryesisht e bëjnë fëmrat. Sipas ISHP-s, janë të shumta rastet kur individë të caktuar kanë vuajtur nga kanceri i lëkurës apo sëmundje të tjera të saj për shkak të solarit.

“Kur temperatura e ambientit është më e lartë se temperatura e lëkurës, djersitja është i vetmi mekanizëm efikas ftohës në dispozicion të trupit të njeriut. Në kushtet e temperaturave të larta, shumë të larta apo ekstreme të mjedisit ky mekanizëm nuk është i mjaftueshëm.

Gjithashtu ka edhe disa faktorë të tjerë që e reduktojnë mundësinë për djersitje dhe shkaktojnë mbinxehje të trupit. Faktorë të tillë janë; mosha, mungesa e lëngjeve (dehidratimi), përdorimi i veshjeve jo të duhura, disa lloje sëmundjesh kronike si dhe përdorimi i disa medikamenteve mjekësore. Në Shqipëri rrezatimi diellor është më i fortë midis muajve maj dhe gusht, prandaj  këshillohet që gjatë kryerjes së aktiviteteve tuaja të përditëshme të mos abuzohet me ekspozimin në diell dhe të tregojmë kujdes ndaj temperaturave të larta”, - thuhet në një studim të Institutit  të SHëndetit Publik.

Për ata që shkojnë në plazh
Ekspozohuni gradualisht në diell dhe jo menjeherë. Lyeni trupin me produkte mbrojtëse 15 – 20 minuta para daljes në diell, se tëekspozoheni në diell(UVA+UVB). Përdorni produkte mbrojtëse për trupin me faktor të lartë mbrojtës mbi. Zgjidhni produktet mbrojtëse për trupin sipas tipit të lëkurës. Sa më e bardhë të jetë lëkura aq më i lartë duhet faktori mbrojtës. Trupi duhet lyer shpesh, mbas çdo larje, djersit je apo fshirje me peshqir dhe në sasi të mjaftueshme, 36 mg për një lyerje për një trup mesatar, ose gjashtë lugë çaji.

Përsëriteni lyerjen çdo dy orë dhe sigurisht mbas çdo larjeje. Kujdes! Faktorët mbrojtës janë produkte kozmetike të afta të thithin ose të pengojnë rrezet ultraviolet A dhe B, por nuk të mbrojnë plotësisht. Faktorët mbrojtës duhen përdorur edhe kur ka re, kur je nën çadër, ose në ujë . Syzet e diellit janë të domosdoshme. Zgjidhni syze me forma të mëdha dhe sigurohuni që të jenë me filtra mbrojtës për të pasur një mbrojtje të lartë dhe të vërtetë. Qëndroni në hije dhe evitoni qëndrimet në diell në orët e nxehta të ditës. Tregoni shumë kujdes për fëmijët, mbani me veshje pambuku, kapele dhe syze Mos ekspozoni ushqimet në diell dhe pini lëngje ose ujë. Evitoni më mirë përdorimin e produkteve kozmetike mbasi mund t’ju shkaktojnë alergji.

Kush punon në ambjente të hapura
Mos pini pije alkoolike, lëngje me shumë sheqer apo kafeinë. Konsumoni vakte të lehta, zarzavate, fruta. Përdorni kremra mbrojtës por vendosini sidomos mbi buzët tuaja. Mbani kapele në kokë që t`ju mbrojë fytyrën, veshët, hundën. Pushimet e drekës bëjini në vend me hije. Këshillat vlejnë edhe për kohe me re.
 
“Në Shqipëri rrezatimi diellor është më i fortë midis muajve maj-gusht, prandaj duhet kujdes”
 
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 1 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje