Suplementi Shëndeti/ Metodat për
të hequr yndyrnat e tepërta në trup

Suplementi Shëndeti/ Metodat për<br />të hequr yndyrnat e tepërta në trup
Konsumimi i shumë yndyrnave sjell dhe shtimin ne peshë te njerëzit. Por çfarë duhet bërë që të largosh yndyrnat e tepërta? Dietologët këshillojnë që të mbahet një rregull në ushqim. Për shembull nuk duhet konsumuar ushqime si gjalpi ose margarina që janë tërësisht yndyrna të pastra. Po kështu duhet që njerëzit të orientohen drej produkteve bimore. Një tjetër këshillë është që të gjesh një punë. Nëse konsumoni gjatë ditës disa lloj yndyrnash dhe rutina ditore vazhdon nga shtëpia në kafe, atëherë mos kërkoni që të hiqni peshën e tepërt. Këshillohet që të gjeni një punë si dhe ta lini në shtëpi makinën.

Çfarë janë yndyrnat?
Yndyra është një lëndë ushqyese që përmban më shumë energji, në 100 gramë yndyrë ka dyfish më shumë energji se sa në 100 gramë karbohidrate. Njerëzit duhet të bëjnë kujdes që të mos të hanë shumë yndyrna, sepse njeriu absorbon shumë energji shpejt dhe prandaj rrezikon të bëhet i trashë. Prandaj mund të flitet për dhjamë të fshehur, që është ai dhjam që nuk mund të shihet direkt me sy (për shembull është e vështirë të shikohet se sa dhjam ka në djathë që mund të përmbaj nga 10 % deri në 80 % yndyrë).

Prandaj është mirë që të lexohet përbërja sa yndyrë ka në produktin ushqyes përkatës. Ushqimi i përpunuar industrialisht nuk është më i keq se ushqimi i gatuar në shtëpi, por duhet pasur parasysh që dhjami është më i lirë se mishi dhe prandaj për prodhuesit është me interes që të shkëmbejnë pjesë të mishit me dhjam. Nuk është shumë e shëndetshme që të hash shumë yndyrë. Midis të tjerave është shumë e pashëndetshme për enët e gjakut në trup të ekspozohen nga shumë yndyra, sepse yndyra mund të grumbullohet në muret e enëve të gjakut dhe në këtë mënyrë rritet rreziku për bllokimin e enëve të gjakut, prej të cilave njeriu mund të vdesë.

Ndër të tjerash sasia e madhe e yndyrës në ushqim bën që njeriu të peshojë shumë. Njeriu është mbipeshë kur merr më shumë energji, sesa ka nevojë, sepse trupi e grumbullon këtë energji ekstra në formë dhjami rreth barkut ose vende të tjera në trup.

Këshillat
Duhet që njerëzit të orientohen drej produkteve bimore. Një tjetër këshillë është që të gjesh një punë. Nëse konsumoni gjatë ditës disa lloj yndyrnash dhe rutina ditore vazhdon nga shtëpia në kafe, atëherë mos kërkoni që të hiqni peshën e tepërt
 
Niveli
“Yndyra mund të grumbullohet në muret e enëve të gjakut dhe në këtë mënyrë rritet rreziku për bllokimin e enëve të gjakut, prej të cilave njeriu mund të vdesë. Ndër të tjerash sasia e madhe e yndyrës në ushqim bën që njeriu të peshojë shumë”

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 20 Maj 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë