Suplementi Shëndeti/ Si të zbuloni
  nëse jeni alergjik, ja këshillat

Suplementi Shëndeti/ Si të zbuloni<br />  nëse jeni alergjik, ja këshillat
Një person që vuan nga alergjia, e ka shumë të vështirë të zbulojënga se i vijnë shqetësimet. Fillimisht duhet të provoni gjithashka që mendoni se mund t’ju bëj alergjik. Fllojeni me ushqimin dhe perimet. Më pas kontrolloni shtëpinë tuaj dhe në fund produktet që blini në dyqane ose markete. “Muajt e verës, është periudha që ndihet më shumë alergjia, sidomos tek moshat e mesme dhe tek të moshuarit. Në temperaturat e larta mund të vuani nga alergjia e ushqimeve”, - thuhet në një studim të publikuar në Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Kontrolloni gjithçka
“Mos kini frikë të prekni ose ndjeni produktet që ju mendoni se ju bëjnë alergjik. Pa e mësuar se nga se ju vjen alegjia atëherë do ta keni të pamundur që të kujdeseni në të ardhmen. Edhe mjeku nuk mund t’ju japë këshilla se nga se ju vjen alergjia, vetëm sa do t’ju thotë se si duhet të veproni për ta zbuluar. Përgjithësisht ambjentet e brëndshme të shtëpisë janë arsyeja kryesore që ju mund tëbëheni alergjik pasi alergjia nuk është një sëmundje e lindur, ajo mund të vijë me kalimin e viteve ose për shkak të disa komplikacioneve që ju mund të pësoni në trupin tuaj”, - thuhet në studim.

Ushqimet
Produkte si veza, frutat e detit(jo të gjitha), djathi, çokollatet, perimet, janë përgjithësisht disa nga ushqimet që njerëzit janë alergjik. Për të zbuluar ushqimin që ju keni alergji, provoni në interval kohore, frutat, perimet, frutat e detit, vezët apo djathin. “Me shumë mundësi në një nga këto produkte do të kuptoni se nga cila keni alergji. Nëse keni alergji nga ushqimet atëherëështë një shqetësim i madhë, pasi keni frikë të hani që sjell dhe shkaktimin e disa sëmndjeve”, - thonë studjuesi.

Simptomat
Alergjia përgjithësit dallohet nëse të kruhet lëkura apo kur fërkoni shumë sytë. Në këto raste ndieni djegje te sytë dhe të hunda. Alergjia sjell dukefryr pjesë të caktuara të trupit. Mjekët këshillojnë që të mos kruani sytë kur prekeni nga alergjia, pasi rrezikoni ti dëmtoni ata.

Ushqimet
Në rast se vuani nga alergjitë atëhëre duhet të konsumoni vitaminën C të cilat kanë antioksidantë, që mbrojnë në rastet kur vuani nga alergjia e pluhurit apo ajo e ushqimeve. Gjithashtu duhet të konsumoni ushqime që kanë magnez, pasi ulin rrezikun që të keni shumë kruarje dhe mbrojnë sytë. Omega 3 është një lëndë që mbron ndaj alergjive kronike. Kjo lëndë gjendet tek peshku dhe vaji i peshkut, i cili zvogëlon dhe reaksionet e lëkurës që mund të ketë një njeri.
 
Çfarë duhet të bëni:
 
Pastroni shtëpinë
Hiqni tapetet dhe mobiljet e vjetra
Largoni lagështirën
Mbani dritaret hapur
Mos mbani kafshë në shtëpi
Hani peshk
Merrni vitamin C
Konsultohuni me mjekun
 
Këshilla studimet
 
Zemra
Për të parandaluar sëmundjet në zemër duhet që të pakësoni ushqimet me yndyrnë dhe të rrisni sasinë e frutave të freskëta. Ky është përfundimi që kanë arritur disa mjekë në Britaninë e Madhe të cilët thekësojn edhe rëndësinë që ka vrapimi çdo 30 minuta në ditë

Reumatizma
Për të kuruar remuatizmën duhet që dy herë në javë të shkoni në palestër për të bërë ushtrime të lethta. Studjuesit në SHBA këshillojnë që lëvizni sa më shumë sidomos në mëngjes dhe të mos qëndroni në ambjente të ftohta, pasi nxisni reumatizmën
 
Mushkritë
Për të mbrojtur mushkritë duhet të konsumoni sa më shumë produkte mishi dhe të mos përdorni cigare. Kështu thonë mjekët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë arritur të diferencojnë cilat produkte i bëjnë mirë mushkrive dhe cilat e dëmtojnë pjesërisht atë
 
Frutat dhe perimet

Gjaku
Karota, sallatë, rrepa, lakër, speca, domate, kajsi, luleshtrydhe dhe qershi. Janë këto frutat dhe perimet që duhet ti konsumoni gjatë verës. Këshillohet që ti përdorni me rotacion dhe çdo ditë
 
Përdorimi
Frutat edhe perimet para se të përgatiten nuk duhet të qëndrojnë në vend të nxehtë dhe me diell, për shkak se humbin shpejt vlerat ushqimese dhe vitaminat. Këshillohet që të mos i copëtoni
 
Përzierja
Nëse i përzieni perimet e ziera me ato të freskëta keni më shumë vitamina në pjatën tuaj. Në këtë përufndim kanë arritur disa ekspertë të ushqimit në Britanin e Madhe që kanë studjuar frutat dhe perimet
 
Uji
Përpara se ti konsumoni duhet që frutat dhe perimet të lihen për pak çastë në ujë të nxëhtë. Sipas studimit uji i nxehtë përveçse i pastron bën të mundur që vitaminat të merren me shpejt nga njerëzit

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 20 Qershor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje