Suplementi "Shëndeti"/ Ja se
si të kontrolloni ankthin, shenjat

Suplementi si të kontrolloni ankthin, shenjat">
Ankthi është një gjendje psikologjike dhe fiziologjike e ngritur si reagim ndaj situatave realisht ose jo, frikësuese, të panjohura, kërcënuese. Është ky përkufizimi që kanë arritur mjekët e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, të cilët kanë publikuar disa nga këshillat për të menaxhuar ankthin. Të gjithë njerëzit provojnë në jetë Ankth përpara apo pas situatave të caktuara, si një mënyrë pozitive për tu mbrojtur, për sa kohë funksioni i tij nuk bëhet pengesë për funksionimin dhe mirëqenien psikofizike të individit.

Femrat janë dy deri në tre herë më shumë gjasa të vuajnë nga çrregullimi i ankthit të përgjithësuar më shume se meshkujt. Ankthi karakterizohet nga tipare psikologjike sjellore aq sa dhe fiziologjike. Ankthi i përgjithësuar është një shqetësim dhe mërzi e vazhduar e tepruar dhe jo realiste mbi pothuajse të gjitha rrethanat jetësore, që shoqërohet me një ndjenjë mungese kontrolli dhe një vigjilencë të lartë ndaj çdo stimuli të lidhur me situatat kërcënuese.

Nevoja për trajtim spitalor, kur pacienti nuk është në gjendje të menaxhojë funksionimin e tij, por sëmundja menaxhon pacientin, sjelljet e tij atëherë ndjehet nevoja e trajtimit në kushtet spitalore. Njerëzit që vuajnë prej saj janë gjithmonë të brengosur, të shqetësuar, të tensionuar dhe kjo gjendje vazhdon me kalimin e kohës, ndërsa Sëmundjet fizike që shoqërojnë atë mund të jenë me ndërprerje. Ankthi shpesh mund të jetë i lidhur me situata familjare, pune ose paraqitet pa ndonjë shkak të vërtetë. Ankthi ndikon shume në aktivitetet e përditshme. Një në 50 njerëz zhvillojnë këtë sëmundje në një moment të jetës dhe gratë janë më të ndjeshme se meshkujt.

Pranimi – është pothuajse gjëja më e vështirë që i sfidon njerëzit. Pranimi i një situatë të tillë që ka ndodhur dhe shikimi nga e ardhmja dhe jo nga ajo se “po të mos ndodhte”, edhe ashtu gjërat që kanë ndodhur nuk mund të kthehen, andaj pse të tundoni veten me të kaluarën në vend se të shikoni nga e ardhmja”, - thuhet në studimin e QSUT-s.  
 
Antidepresivët
Janë përdorur zakonisht për të trajtuar depresionin, por edhe për të zvogëluar simptomat e ankthit, ilaçet kundër depresionit janë efektive dhe në lehtësimin e simptomave të ankthit në të paktën tek gjysma e njerëzve që vuajnë nga çrregullimi i ankthit të përgjithësuar. Antidepresivët veprojnë duke ndërhyrë me neurotransmetuesit si serotonina që mund të shkaktojë ankth. Ilaçet kundër depresionit kërkojnë të paktën 2-3 javë që të japin efektet e dëshiruara.
 
Mjekimi
Disa pacientë e ndërpresin mjekimin pas rreth një javë, sepse ata shohin përmirësim por bëjnë gabim, duhet t’i jepni kohën e nevojshme ilaçit për të arritur në përfitim të shëndetit, rikonsultimi me mjekun specialist është shumë i nevojshëm për rregullimin e marrjes së mjekimit. Asnjëherë pacienti nuk duhet të marrë iniciativa për të rritur ose zvogëluar dozat e mjekimit apo të ndërpresë mjekimin pa u konsultuar me mjekun specialist. 

Ka lloje të ndryshme medikamentesh me emra të ndryshëm kundër ankthit të përgjithësuar, secili me efektet pozitive dhe efektet negative të tij, për shembull, ndryshojnë nga njëri-tjetri për efektet anësore të mundshme. Mund të ndodhë ndonjëherë që pas dy ose tre ditësh pas fillimit të terapisë simptomat e ankthit mund të rriten dhe pastaj të fillojnë të zvogëlohen përsëri deri në dozën mbajtëse të rekomanduar nga mjeku psikiatër.
 
Shenjat e sëmundjes
Paaftësi për tu qetësuar
Ndjenjë lodhjeje ose lodhje e shpejtë
Vështirësi në përqendrim ose bllokim i mendjes
Irritueshmëri

Tension muskulor
Shqetësime gjumi
Shpeshtim i rrahjeve të zemrës
Diarre

Pagjumësi Lodhje dhe dobësi
Rritje e presionit të gjakut
Dridhje të zërit
Urinim i shpeshtë
Të vjella

Tharje të gojës
Dhimbje trupore: gjoksi, kurrizi
Ngrohje ose ftohje trupore e menjëhershme
Emocionale

Nuk do ndihmë
Nuk ke besim tek vetja
Ka frikë Ndjell ters
Humbet kontrollin
Je i paaftë për t’u relaksuar
Harresa të herëpashershme
Bllokim mendimesh
I orientuar më tepër ndaj të shkuarës
 
Këshillat, Kujdesi që duhet të tregoni për pankreasin
Pankreasi është një gjëndër në bark, e cila lëshon një lëng tretës në zorrë. Pankreasi prodhon disa hormone të veçanta për njeriun të cilat janë të domosdoshme, si insulinën, sekretinën, glukagonin etj. Mosfunksionimi i rregullt i pankreasit sjell  probleme serioze për shëndetin , duke filluar nga shfaqja e sëmundjes së sheqerit deri te tumoret. Të gjitha këto sëmundje vijnë për shkak të mospordhimi të insulinës nga pankreasi, një nga lëndët më të nevojshme për trupin e njeriut.

Insulina është një hormon që prodhohet nga gjëndra e pankreasit. Ajo luan rol kyç në përpunimin e sheqerit nga organizmi ynë, duke bërë të mundur futjen e tij në qelizat indore. Në të njëjtën kohë, insulina njihet prej të gjithëve si preparat medikamentoz, që përdoret për mjekimin e sëmundjes së diabetit të sheqerit. Në këtë rast insulina është e sintetizuar artificialisht, me anë të modifikimeve gjenetike të kryera mbi organizma më të ulët. Ajo luan rol kyç në përpunimin e sheqerit nga organizmi ynë, duke bërë të mundur futjen e tij në qelizat e trupit.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 27 Maj 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris