Suplementi "Shëndeti"/ Ushqimet
  për një zemër të shëndetshme

Suplementi   për një zemër të shëndetshme">
Për të mbajtur të shëndetshme zemrën, duhet të konsumoni disa ushqime që sipas studimeve janë të domosdoshme për njeriun. Përveç stërvitjes dhe ecjes, ushqimet e mëposhtme janë një ndër faktorët të cilat bëjnë që shumë njerëz nuk kanë prombleme me zemrën.
 
Brokoli
Brokoli është një ndër ushqimet më të rëndësishme për zemrën. Brokoli ka vitamina të veçanta, që e mbajnë të shëndetshme zemrën si dhe disa përbërje që nuk lejojnë një infarkt të mundëshëm në zemër. Brokoli duhet të konsumohet 3 herë në javë.
 
Qumështi
Sipas studiuesve forcon zemrën. Përmbajtja e magnezit është në nivele të cilat rregullojnë qarkullimin e gjakut në zemër dhe nuk lejojnë bllokimin e arterieve. Po kështu qumështi ka efekt pozitiv për zemrën edhe për shkak të yndyrnës. Një gotë qumësht sipas studimeve duhet të pihet çdo ditë, këshillohet qumështi i lopës.
 
Peshku
Sipas studimeve peshku përmban një acid të veçantë, i cili mbron zemrën si nga infraktet dhe nga bllokimi i arterieve. Peshku këshillohet të konsumohet, minimumi një herë në javë.
 
Limoni
Sa herë të keni luhatje për uljen e tensionit të lartë të gjakut, atëherë duhet patjetër të konsumoni lëng limoni. Studimet tregojnë se limoni duhet të konsumohet 1 herë në çdo 2 ditë, pasi mban në nivelin e duhur tensionin e gjakut.
 
Frutat
Fruti si molla, portokalli kanë në përbërje një lëndë të veçantë, të quajtur flavonoidë e cila ul presionin e gjakut. Frutat këshillohet dhe për mbrojtjen nga infarkti, sidomos pasi keni bërë një stërvitje të lethtë. Gjatë një jave duhet të konsumohen rreth 1 kg fruta
 
Karrota
Karrota ka lëndë të cilat forcojnë zemrën, duke rregulluar dhe presionin e gjakut. Gjithashtu karrota mbron personat që kanë probleme me zemrën, duke mos lejuar që të pësojnë infrakt. Karrota duhet të konsumohet çdo ditë, mundësisht edhe si lëng.
 
Pjepri
Pjepri duhet të konsumohet nga personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Duke qënë se gjatë verës, ka shumë pjepër në treg, studiuesit thonë se çdo ditë duhet të haet pak pjepër. Pjepri sipas tyre, ul rrezukin e sëmundjeve të zemrës si dhe bën të mundur që kolesteroli në gjak të jetë në nivelin e duhur.
 
Qepa
Edhe qepa ndikon tek personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Sipas studimeve, gjatë një jave duhet të konsumohet 1 kokërr qepë, pasi ndikon në përmisimin e disa sëmundjeve të zemrës.
 
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 30 Maj 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë