Suplementi/ Shqiptarët në Turqi
ja letra e rrallë për Sulltanin 

Suplementi/ Shqiptarët në Turqi<br />ja letra e rrallë për Sulltanin 
TIRANE- Kështu do ta quante Fan Noli Athanas Tashkon dhe për ta bërë më tokësor e cilësoi “Shok i kryqëzatës kombëtare”, një vlerësim ky që përmbledh e mishëron gjithë meritat dhe kontributet e tij të shquara në luftën për kauzën e lirisë së Shqipërisë. Ai hyri në lëvizjen kombëtare si një luftëtar i thjeshtë dhe brenda një kohe të shkurtër, falë përkushtimit atdhetar, virtyteve burrërore, mençurisë dhe trimërisë së urtë, të shprehura këto në veprimtarinë e tij patriotike, u bë një figurë qendrore e kolonisë shqiptare të Misirit.

I lindur në Frashër të Dangëllisë (1863), prej nga kishin dalë një plejadë e ndritur patriotësh dhe intelektualësh, Athanasi 20 vjeçar mërgoi së bashku me tre vëllezërit e tij në Afrikën e largët. Ishte kjo fillimisht një aventurë e tashkollarëve të rinj për mbijetesë, duke marrë parasysh endjet  e tyre nga një vend në tjetrin, ku dy nga vëllezërit lanë kockat, njëri në Jemen e tjetri në Madagaskar, ndërsa Athanasi u dha për një kohë pas gjuetisë së luanëve dhe panterave në Abisini, për t’u vendosur përfundimisht në Egjipt. 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç