TIRANË - Vendim surprizë i Asamblesë Kombëtare të PS. Në mbledhjen e kësaj të diele, me propozim të kryesisë 237 anëtarët e forumit të lartë drejtues kanë votuar për të caktuar ish kryeministrin Fatos Nano si një prej të deleguarve të Asamblesë për të ndjekur konsultimin e programit të ri qeverisës me qytetarët e Tiranës. Në fakt bashkë me Nano, të njëjtin rol do të luajë edhe kryetari actual Edi Rama, i cili është votuar si i deleguar në qarkun e Tiranës bashkë me disa deputetë të tjerë.
Fatos Nano, bën pjesë automatikisht në Asamblenë Kombëtare të PS si ish kryeministër. Ai ka qenë pjesë e listës prej 237 emrat të cilat ky forum i ka shpërndarë në qarqe. Sipas burimeve, kjo pikë e rendit të ditës ka marrë edhe kohën më të madhe të diskutimeve.
KRYESIANjë orë përpara Asamblesë Kombëtare në selinë e PS është mbledhur kryesia e cila ka bërë edhe ndryshime në ndarjen e anëtarëve të kryesisë në 12 qarqe të vendit, për turin e prezantimit të programit politik. Sipas ndarjes, Blushi lë qarkun e Korçës ku ka qenë I deleguar për shumë vite dhe kalon në Elbasan. Po kështu, Erion Braçe lë bastionin e tij historik. Beratin dhe dalon në qarkun e Korçës ku PS shënoi rezultat të fortë në zgjedhjet e fundit parlamentare të 2009.
Ndryshimet për të cilat votoi Asambleja janë:
1. Ben Blushi dhe Damian Gjiknuri në Elbasan
2 . Erion Braçe dhe Ilir Beqja në Korçë
3. Arben Ahmetaj dhe Arben Isaraj në Gjirokastër
4. Eglantina Gjermeni dhe Vangjush Dako në Durrës
5. Ditmir Bushati në Pukë e Malësi e Madhe
6. Namik Dokle në Berat
7. Valentina Leskaj dhe Fatmir Xhafaj në Vlorë
8. Shkëlqim Cani dhe Pandeli Majko në Dibër
9. Arben Malaj dhe Besnik Bare në Kukës
10. Arta Dade, Ndre Legisi, Sajmir Tahiri në Tiranë
11. Lindita Nikolla në Lezhë
PS: KARTË E RE PËR 100 VJETORIN
Asambleja e Partisë Socialiste ka vendosur sot të japë një kartë të re anëtarësie për të gjithë anëtarët e saj në bazë. Vendimi i marrë në mbledhjen e sotme të forumit. E veçanta e kartës së re do të jetë pikërisht shënimi për festën e 100 vjetorit të pavarësisë dhe datën e kartës. Sipas kryetarit të PS, synohet që me anë të kësaj nisme të mund të bëhen edhe shumë anëtarësime të reja, vetëm një vit përpara pritshmërisë për zgjedhjet e përgjithshme.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38%
-
Jo
53%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 2345
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident tragjik në aksin 'Shkodër-Koplik' mëngjesin e sotëm, automjeti përplasi për vdekje 80-vjeçarin
26 Nëntor, 08:15
-
Lufta në Ukrainë, sulm i ri rus me dron në Kiev
26 Nëntor, 07:56
-
'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian
26 Nëntor, 07:38
-
Rikthehet Broja, sulmuesi gjen minutat e para për këtë sezon me Everton U-21
26 Nëntor, 07:28
-
Lufta/ Hamasi e mirëpret një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut
26 Nëntor, 07:16
-
Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë
26 Nëntor, 07:06
-
Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?
25 Nëntor, 22:54
-
Operacioni i SPAK/ Banushi te ‘5 Pyetjet’: Fetahu përdorte bandat për të goditur gazetarët! Prençi: Ura lidhëse mes Suel Çelës dhe prokurorëve e gjyqtarëve
25 Nëntor, 22:53
-
Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja
25 Nëntor, 22:34
-
Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur
25 Nëntor, 22:17
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici
25 Nëntor, 22:09
-
Nga Suel Çela tek i vëllai, Report Tv zbardh emrat e 21 masave të sigurisë
25 Nëntor, 22:00