“FestON” me ALBtelecom? Do të marrësh plot surpriza! Një tjetër “Super-Porsche Carrera 911” do të dhurohet për përdoruesit Eagle. Super-eventi i dhurimit do të grumbullojë çdo grupmoshë në pedonalen “Murat Toptani” në Tiranë. Mijëra surpriza i presin ata për tre ditë me radhë këtë fundjavë, në datat 18, 19 dhe 20 Tetor nga ora 10 e paradites deri në 8 të mbrëmjes. Fituesi me fat i ‘Brunes’ së ALBtelecom dhe Eagle do të përzgjidhet në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv (në TV Klan), të enjten në orën 20:00. Ndërkohë, dhurimi i super ‘Porshce Carrera 911’ do të bëhet më datë 19 në mbrëmje (ora 20:00) në rrugën Murat Toptani gjatë Super-eventit tre-ditor që do të kurorëzohet me një super-Koncert ku do të performojnë këngëtarët më të njohur shqiptarë si Flori Mumajesi, Mc Kresha, Stresi, Fjolla Morina, Nora Istrefi, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani. Publiku kryeqytetas do të ketë mundësi të argëtohet gjatë gjithë ditës nga mëngjesi deri në mbrëmje dhe të gjithë të apasionuarit pas teknologjisë do të zbaviten me lojërat elektronike, nën ritmin e vazhdueshëm të muzikës. Gjatë ditës së dytë (datë 19 Tetor) surprizat do të vazhdojnë me hedhjen e shorteun sipas rimbushjeve të kryera gjatë ditës në pikat e “Shtëpiza e Ofertave” ALBtelecom & Eagle Mobile që janë vendosur në rrugën “Murat Toptani” tek pedonalja. Aty do të dhurohen shumë çmime ndër të cilët disa smarphone, Samsung Galaxy S3 dhe ZTE. Për të gjitha grupmoshat, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë, do të ketë shfaqje të vazhdueshme të cirkut të Tiranës, kllounë, lojëra shpejtësie, vizatim fytyre për fëmijët, akrobatë, xhonglerë, etj.. Super Porshce i parë ‘Bjondja’ u dhurua në fillim të verës gjatë një tjetër supereventi në sheshin ‘Nënë Tereza’ në kryeqytet.
/Shqiptarja.com











