Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pritet që të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, si dhe do të takohet me presidentin Donald Trump.
Por, në hyrje të një hoteli, Rama është befasuar teksa tre femra, menaxhere të një hoteli në Nju Jork, e kanë ndaluar duke i kërkuar në gjuhën shqipe që të bëjë një foto me ta.
Rama ka menduar të bëjë një video me ta, teksa shkruan se tre menaxheret ishin nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
“Vjen robi nga Shqipëria në hotel në Nju Jork dhe mu tek dera, ça gjen? Tre menaxhere nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, që i thonë shqip: ‘A e bajm nji foto?” shkruan Rama në Facebook.