Surprizat e Big Brother për konkurrentët

Surprizat e Big Brother për konkurrentët
Nata e parë e Big Brother Albania 5 ka nisur plot surpriza. Spektakli i natës së parë mbyllet me 15 konkurentë, të cilët nuk janë ende banorë definitiv. Momentin që do të konfirmohen do ta vendosë Vëllai i Madh.

E para që hyri në shtëpinë e madhe të Big Brother ishte Gentiana. Vajza nga Devolli, që falë lirshmërisë që kishte në raport me kamerat dhe të folurën e saj dialektore të këndshme, u bë menjëherë familjarë për publikun. E diplomuar për anglisht, Genta kishte si pasione të saj leximin dhe shkrimin, kryesisht të poezive, madje një të tillë, një poezi humoristike, apo bejte siç njihet ndryshe, e krijoi gjatë kohës që spektakli transmetohej direkt në ekranin e "Top Channel". Zurpriza e parë i përket pikërisht asaj. Ajo gjatë javës së parë të emisionit do të vendos të eleminojë një prej tre djemve, model profesionist, që hyrën menjëherë pas saj në shtëpi: Ermali, Meti dhe Elvisi.

Tjetër surprizë në natën e parë ishte hyrja në shtëpinë e Big Brother të një 52 vjecari. Edgari, i cili vjen nga Tirana dhe Big Brother për të është thjesht sfida e radhës. Ai është 52 vjec, me profesion inxhinier, por drejton një emision në radio. Nëse ju kujtohet, Edgari ka marrë pjesë edhe në emisionin “Kush do të bëhet milioner”, i drejtuar nga Agron Llakaj, ku arriti të fitonte 25 milion lekë.

Për Gracianon, nuk ka klip prezantimi pasi hyrja e tij ishte surprizë. Megjithatë për ta njohur, Graciano është 20 vjeç, vjen nga Tirana dhe është balerin. Ai ka patur një sërë eksperiencash televizive. Njeriu më i rëndësishëm për të është nëna e tij, me të cilën nuk mban asnjë sekret.

Graciano është një djalë me një karakter të jashtëzakonshëm. Nëna e tij, Ornela, e ka lindur në moshë fare të re, kur ishte vetëm 16 vjeç. Praktikisht ata janë rritur bashkë. Pas ndarjes me bashkëshortin, Ornela ka bërë gjithçka që Gracianos mos t’i mungojë asgjë. Një nga gjërat më të çmuara për Gracianon është një varëse që ia ka dhuruar e ëma, dhe është shumë e rëndësishme për të.

Një tjetër konkurrent. Ai është Dj me profesion dhe jeton në Këln të Gjermanisë. Është 33 vjeç, emrin e ka Armando, por e ka ndërruar në Liam, pasi sipas tij, një Dj i famshëm duhet të ketë një emër që spikat. Ai është një person plot energji pozitive, që me siguri do t’i infektojë të gjithë në shtëpi.

Ende nuk kemi njohur mirë konkurrentët e tjerë, por presim që dhe nga ta të vinë surpriza të këndshme. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës