Surprizat e TKOB në sezonin e ri,
flet për “Rreze Dielli”, Abigiela Voshtina

Surprizat e TKOB në sezonin e ri,<br />flet për “Rreze Dielli”, Abigiela Voshtina
Sezoni artistik në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit nis me projekte të reja dhe nga më të larmirshme për publikun që është i apasionuar pas Operas dhe Baletit. Në këtë teatër ky sezon i ri 2014 - 2015 do të ketë të ftuar të ndryshëm nga jashtë dhe brenda vendit që do të vijnë për të performuar artin e tyre e për t`i dhënë ngjyra të larmirshme këtij teatri, i cili edhe vitin që kaloj pati suksese në shfaqjen që u ngjitën në skenë.

Në një intervistë për emisionin e mëngjesit "Rreze Dielli" në Tv A1 Report drejtoresha artistike e TKOB, Abigiela Voshtina tha se ky sezon do të ketë shfaqje të cilat përkojnë me shijet e publikut dhe në përmasat e duhura artistike që ky teatër hap siparin e tij të kuq edhe në këtë sezon për dashamirësit e këtij arti klasik. Abigiela Voshtina tha se dy pikat kryesore që drejtori Ilir Kerni ka për teatrin është një hapja e dyerve të këtij teatri pothuajse çdo dy ditë dhe një rikonstruksion të mundshëm të Teatrit të Operas dhe Baletit për të shtuar numrin e karrikeve të publikut.

abigela voshtima

"Kemi luftuar që gjithmonë teatri të jetë i hapur" u shpreh Voshtina.

Kalendari artistik i TKOB për sezonin e ri 2014 - 2015:

Drejtoresha artistike Abigiela Voshtina ndau me publikun gjatë intervistës në emisionin "Rreze Dielli" në A1 Report dhe kalendarin artistik në vija të përgjithshme të shfaqjeve që do të ngjiten në skenën e këtij teatri.

Dirigjenti Kristo Kondakçi rikthehet për herë të parë në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit pasi një karriere në Boston ku dirigjon shtatë orkestra dhe për herë të parë sjell simfoninë e parë të Mahler "The Titan".

Pas shfaqjet së Mahler do të ngjiten në skenë për herë të parë tre shfaqje të "Traviata" me staf të ri.

"Hirushja" është një përrallë instrumentale që me pak element do t`i afrohet një publiku të vogël.

"Ballo e diplomës" për publikun adoleshent.

Ekspozitë me kostume për të sjell traditën ndër kohë.

Edhe për ardhjen e papën, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit ka krijuar një koncert në katedralen e Shkodrës, Tiranës dhe të Durrësit ku do të shfaqjet "Vivaldi" si dhe një autor shqiptar, Tonin Arapi me requemin e tij.

Rivënia e Toskës

Koncertet e hollin me muzikën e dhomës.

abigela voshtima

Edhe baleti do të ketë një aktivitet të zgjeruar në këtë sezon të ri të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Dy premiera baleti do të ngjiten në skenë. Një koreograf portugez i cili do sjellë dy balete të tij dhe do punoi me trupën tonë dhe në fund të vitit do e mbyll Liljana Kozi, balerinë e famshme që sjell një koreografi të sajën "Zgjimi i njerëzimit".

Do punohet me balet maestër.

Do të ngjitet në skenë Eno Peçi me dy parnere të veta.

Do të rivihet dhe Perlocaj.

Risia e TKOB në këtë sezon të ri:

Risia e TKOB është hapja e dyerve të teatrit pothuajse çdo dy net si një edukim i ri sepse kjo edukon pa fjalë publikun.

"Ka ikur koha kur muzikantët, këngëtarët dhe balerinët të jenë vetëm ata të skenës. Një nga pikat kryesore është edukimi përmes artit si për të rinjtë ashtu edhe për një publik më të vogël",- u shpreh gjatë intervistës drejtoresha Voshtina.

"Hapja totale e artistëve shqiptarë jashtë shtetit është politika e drejtorit Kerni", u shpreh Abigiela Voshtina.

Redaksia Online 
(m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri