Surprizë! Më në fund Luli dhe Monika gjejnë fajtorin e Covid19

Surprizë! Më në fund Luli dhe Monika gjejnë fajtorin e Covid19

Mënyra se si opozita e bashkuar po vazhdon të reagojë ndaj valës së re të Covid që po përfshin Shqipërinë është e pëpërgjegjshme dhe qesharake. Kur mes Marsit dhe majit kishim pak të sëmurë dhe pak të vdekur nga Koronavirusi, opozita e akuzonte qeverinë se fshihte rastet. Tani që po shtohen numrat e të sëmurëve dhe të vdekurve, opozita akuzon qeverinë se po zmadhon numrat.

Ndërsa qeveria lëshonte alarmin për të sensibilizuar popullatën mbi rrezikun e Covid19, opozita akuzonte qeverinë se po bënte terrorizëm, se Covid ishte vetëm një shpikje dhe se duke aplikuar lockdoën Rama donte t’u mohonte shqiptarëve liritë. Kur qeveria e hoqi lockdoën dhe rihapi aktivitetet tregtare, opozita e akuzon për një veprim të papërgjegjshëm sepse po nënvleftësonte rrezikun e Covid.

Dje qeveria ka shpërndarë një video sensibilizuese për të treguar se si Covid po vret njerëzit në repartin infektiv dhe opozita përjigjet se me atë video terrorizohet opinioni publik. Pastaj qeveria urdhëron të përdoren maskat në mjediset e mbyllura, opozita e kundërshton duke thënë se duhen përdorur dhe në mjediset jashtë. Ndërkohë lidera e opozita organizon takime zgjedhore dhe asnjë nga të ftuarit nuk mban maskë, as jashtë dhe as brenda. Çfarëdo aksioni publik të ndërmarrë qeveria për të luftuar Covidin, i cili duhet mundur më parë në rrugë e më pas nëpër spitale, opozita vihet kundër duke thënë se duhet bërë e kundërta, duke kontribuar në klimën e anarkisë dhe të mungesës së rregullave brenda së cilës zhvillohet Koronavirusi.

Covidi po burgos gjithë planetin, duke shkaktuar kudo frikë, të sëmurë, të vdekur, krizë ekonomike, falimentim të ndërmarrjeve të mëdha, depresion dhe mosbesim. Covidi i ka bërë shah botës mbarë, nga Shtetet e Bashkuara në Indi, nga Azia në Europë pa asnjë përjashtim.

Vetëm Luli e Monika mendojnë se ua mbushin mendjen shqiptarëve, në vizionin mikroskopik në të cilin veprojnë dhe në strategjinë provinciale që frymëzon politikën e tyre, se fajtori i gjithë kësaj mund të jetë Edi Rama.

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taulant: 20/07/2020 08:19

    Bastarde pa shtylle kurrizore, e ndryshojne politiken dite per dite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare