Këngëtarja me origjinë shqiptare, Ava Max, kohët e fundit po tregon që po e shijon Parisin tej mase.

Që nga performanca e saj për ‘Messikas’ në Javën e Modës në Paris, Ava vazhdoi të sjellë imazhe nga qëndrimi i saj atje.

Artistja ndau me ndjekësit e saj nje seri imazhes të ditëve të ndryshme që i kaloi në kryeqytetin francez.

Ava në çdo fotografi duket e mrekullueshme me veshje të ndryshme plot stil, për të cilat mori shumë komente pozitive nga ndjekësit e saj.

Mbi të gjitha ajo mori shumë dashuri e sidomos nga fansat francezë që ka artistja, pasi ajo në përshkrimin e fotografisë tha: “Po ndihem shumë parisiane, sidomos pasi sapo kuptova që gjyshi kishte lindur në Saint-Etienne, Francë.