Suzana Turku dirigjon
koncert për korin në TKOB

Suzana Turku dirigjon<br />koncert për korin në TKOB
Një koncert dedikuar korit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Nën dirigjimin e një prej emrave më të dëgjuar të muzikës operistike shqiptare si Zana Turku, do të vijë në teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Zana Turku shprehet kështu në lidhje me këtë aktivitet:- "Kam pasur prova shumë të mira me korin e teatrit, sepse nga vetë specifika punohet më tepër me vokalin pastaj kalohet në sektorët e tjerë. Duke qenë që koncerti u mendua edhe më shumë për korin në këtë program do të ketë edhe dy pjesë “a capella”.

Në repertorin e këtij koncerti të veçantë parashikohen të performohen pjesë të njohura botërore dhe shqiptare duke ndërthurrur emrat më të mëdhenj të kompozitorëve si Verdi, Mozarti, jakova, Bizet, Puçini etj. 

Këto kryevepra botërore do të vijnë në interpretimin e solistëve të TKOB si Mariana Leka, Eriona Gjyzeli , Vikena Kamenica ,Armaldo Kllogjeri ,Armando Likaj .

"Ky është një koncert specific sepse i përket sektorit shumë të rëndësishëm të korit dhe normalisht kori në shumicën e veprave ka një forcë të madhe dhe mund të them që është nga ato personazhe që vështirë ta zëvendësosh, dmth nëse solistët ekzistojnë në format e tyre, kori është gjithmonë shumë kompakt me njëri-tjetrin. Është një punë e vazhdueshme për të nxjerrë nëpër autorë të ndryshëm, stile të ndryshme formën e vet", thekson Vikena Kamenica.

Ky koncert do të zhvillohet në datën 12 maj në orën 20:00 në teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit