Suzana Turku dirigjon
për “Flautin magjik”

Suzana Turku dirigjon<br />për “Flautin magjik”
Edicioni i dytë i Festivalit “Flauti Magjik”, që ka nisur mbrëmë në Universitetin e Arteve, drejtohet nga Fatos Qerimaj dhe dirigjente kori do të ketë Suzana Turkun. Një vit më parë zonja Turku ishte zëvendësministre e Kulturës, por tashmë ajo i është rikthyer profesionit të saj. Vetë ideatori i festivalit Qerimaj thotë se “e ka zgjedhur të bashkëpunojë” për edicionin II të këtij festivali. “Llojet e muzikës së interpretuar në këtë festival janë klasike, xhaz, minimale dhe seriale dhe në piano do të shoqërojë Ivana Marija Vidoviç”, shprehet Fatos Qerimaj. Ndërkohë dirigjentja Zuzana Turku ka bashkuar klasën e saj korale me Big-Band Orkestrën e Qerimit dhe po punojnë së bashku. Turku dukej dje plot vrull dhe energji...

E gjejmë përmes zërave të korit dhe instrumentistëve të Big-Band Orkestrës kur sapo kishte vënë re një “la minor” të anashkaluar. Interpretimi nisi nga e para... Provat po bëheshin për natën e tretë të festivalit, që do të mbahet më 10 Prill, ora 19:30 me koncertin e klasës së korit dhe Big-Band Orkestrës. Mbrëmë në orën 19:00 u dha me sukses nata e parë e këtij festivali, një koncert i muzikës së dhomës, interpretuar nga Kuarteti i Harqeve të UA. Nesër më 9 Prill, festivali do të vijojë me koncertin e ansamblit “Tirana Kafe Koncert”. Në natën e fundit të festivalit “Flauti magjik” klasa korale do të dirigjohet nga Zuzana Turku, ndërsa Big-Band Orkestra do të drejtohet nga Fatos Qerimi.

“E mora me kënaqësi klasën korale, sepse unë nuk mund të kuptohem si artiste pa korin”, thotë Turku për “Shqiptarja.com”, duke na rrëfyer se aktualisht gjendja e koreve nuk është shumë e mirë. “Ka një mungesë të edukimit vokal dhe koral që në moshat më të vogla, sepse ky edukim duhet të nis herët në tetëvjeçare dhe pastaj në shkollat e mesme për të ardhur në universitete”, vëren dirigjentja Turku, e cila siç kemi vënë re rikthen pas 7 vjetësh mungese në skenë koncertet korale në UA. “Këtë koncert unë e shoh të lidhur edhe me provimin e klasës korale, sepse për mua skena bënë diferencën për nivelin e nxënësit”, u shpreh Zuzana Turku dje dy orë para se të niste festivali.

Turku dhe Qerimaj kanë menduar që publiku të dëgjojë me Big-Band Orkestrën dhe një grup studentësh “Meshën” origjinale të Shubertit. “Me Fatos Qerimaj ne ramë dakord që me “Meshën” e Shubertit të japim natën e fundit e fundit të festivalit”, rrëfen Turku, duke theksuar se ndihet shumë e kënaqur me punën që po bën. “Nuk e kuptoj që punën me studentët ta bëjë brenda mureve e ta lë aty, më pëlqen skena”, thotë Turku. Dhu.Ha.

Shkrimi u publikua sot (8.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë