Sven Goran Eriksson këshillon Gerrard të largohet nga Liverpuli nëse dëshiron ta fitojë Ligën Premier. “Gerrard duhet ta ndërrojë ekipin nëse dëshiron të fitojë Premier Ligën.

Steven e ka fituar Ligën e Kampionëve, Kupën FA, Superkupën dhe Kupën e Ligës me Liverpulin, por Premier Ligën nuk mund ta fitojë me Reds" shprehet Eriksson, i cili për gjendjen aktuale fajëson futbollistët e ardhur nga merkato që nuk po japim maksimumin në fushë. “Andy Carroll dhe Stewart Downing kanë qenë nënshkrime të shtrenjta, por pa rezultat. Në ekipi ka vetëm tre lojtarë klasi Gerrard, Reina dhe Suarez" përfundoi Eriksson.

(d.b/shqiptarja.com)