Sven Goran Eriksson me kancer, trondit me rrëfimin: Ka avancuar, por s'jam ende në minutën e 90-të

Sven Goran Eriksson me kancer, trondit me rrëfimin: Ka avancuar, por s'jam ende në minutën e 90-të

Gazetari i 'Le Iene' dhe Sven Goran Eriksson

Bota e futbollit u trondit një javë më parë, kur Sven Goran Eriksson konfirmoi se i ka mbetur vetëm një vit jetë pas tumorit të zbuluar. Tanimë për "Le Iene", ish-trajneri kampion ka rrëfyer sesi kalon kohën duke ditur se zbuloi që i kanë mbetur edhe disa muaj jetë.

“Nga pankreasi, kaloi në organe të tjera, në mëlçi, në mushkëri", shpjegon trajneri suedez 75-vjeçar.

"Është një tumor që nuk mund të kurohet dhe as të operohet, me të vërtetë shokuese. Nëse do të mendoj për këtë tumor çdo ditë, çdo minutë, do të çmendesha. Nuk e mendoj shumë dhe po funksionon. Dua të vazhdoj të jetoj sa më gjatë, por nuk dua të jetoj në mjerim mendor”, tha ai.

Sëmundjen e mësoi pa pasur asnjë paralajmërim: “Më ra të fikët në kuzhinë dhe doli që kisha një tumor”.

Korrespondenti i “Le Iene” e pyet se si i kalon ditët dhe ai shpjegon se ka reduktuar ndjeshëm aktivitetet e tij pas diagnozës së tmerrshme. Puna e tij e fundit ishte tek IF Karlstad Fotboll, një klub në divizionin e tretë suedez, nga ku u largua në shkurt të vitit të kaluar.

“Nëse duhet të jesh drejtor sportiv, të blesh dhe të shesësh lojtarë, duhet të jesh aty gjatë gjithë kohës. Unë nuk mund ta bëj këtë. Më duhet të bëj kontrolle çdo dy javë për të parë nëse tumori përkeqësohet apo jo. Deri më tani është mirë. Jeta është e bukur, ngrohtësia që mora ishte shumë e bukur.

Çfarë më ka mësuar kjo sëmundje? Mos e merrni si të mirëqenë që jeta është gjithmonë e mrekullueshme. Duhet të jeni të përgatitur për disfata, në futboll si në jetë. Për mua nuk ka arritur ende minuta e 90-të. Si do të doja të më kujtonin? Si dikush që u përpoq të edukonte lojtarë, fëmijë. I mirë si trajner, një njeri i respektuar”, tha Eriksson, që shtoi se sheh pesë ndeshje në fundjavë, i shoqëruar nga ai ati që është 95 vjeç.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë