Svoboda: Serbia të pranojë Kosovën
Brukseli vazhdon negociatat

Svoboda: Serbia të pranojë Kosovën <br />Brukseli vazhdon negociatat
Zyrtarët e Bashkimit Evropian synojnë që të rikthejnë dialogun mes Prishtinës dhe Beograd përpara takimit të Këshillit në muajin dhjetor.

Diplomatët po zhvillojnë konsultime me zyrtarë nga Kosova e Serbia për të diskutuar formën, vendtakimin dhe temat kryesore në dialog. "Platforma përfundimtare do të bëhet publike atëherë kur këto detaje të jenë në përputhje me të dyja palët”, u shpreh një diplomat i Brukselit për median kosovare.

Sipas këtij burimi, Bashkimi Evropian është përpjekur të shpejtojë rifillimin e dialogut Prishtinë-Beograd, para se Samiti i BE-së të fillojë në dhjetor. BE-ja është shfaqur si ndërmjetësuese në bisedimet mes Prishtinës e Beogradit të filluara në mars të 2011-ës, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve të cilat synojnë t’i bashkohen familjes evropiane.

Ndërkaq, eurodeputeti, Hanes Svoboda ka theksuar se Serbia duhet të pranojë pavarësinë e Kosovës para së të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. “Pranimi i Kosovës në fund duhet të ndodh, mirëpo ky nuk është kusht për t’iu bashkuar BE-së. Megjithatë, para se Serbia të bëhet anëtare e BE-së, gjithsesi se duhet ta pranoj Kosovën”, ka thënë Svoboda, drejtues i Grupit Parlamentar të të majtëve në Parlamentin Evropian.

Në intervistën për gazetën "Dnevnik" të Novi Sadit, Svoboda ka theksuar se për momentin është e rëndësishme që të vazhdojë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ndërsa kjo e fundit do duhet të pranojë realitetin.

(s.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës