Së shpejti koncert recital me këngët e kompozitorit Flamur Shehu, djali i tij Dj Sardi zbulon detajet (VIDEO)

Djali i një prej kompozitorëve më të shquar të vendit, Dj Sardi, në një lidhje direkte ditën e sotme në emisionin "Rreze Dielli" me gazetaren Suada Daci ka treguar për planet që koronavirus i preu në mes.


Sigurisht që një prej DJ më të njohur në vend, Sardi ka mjaft projekte aktualisht, por ndërkohë ai zbulon se shumë shpejt do të vijë një koncert recital në bashkëpunim me orkestrën e RTSH me këngët e babait të tij, kompozitorit Flamur Shehu.
'E kam menduar rikthimin e këngëve të babait, por në një version tjetër, sepse në diskoteka është e vështirë të luhen dhe zakonisht nëse luhen duhet të luhet origjinalja. Por kam menduar një projekt, po themi së bashku me orkestrën e RTSH dhe operën për një koncert recital me operan më vonë besoj, pasi të bëhen përgatitjet, me të gjitha këngët që kanë fituar në festivale, që janë goxha", sqaron Sardi. 
Flamur Shehu është autor këngësh shumë i njohur. Flamur Shehu është një ndër kompozitorët më produktiv. Në arkivin e tij numëron mbi 500 këngë, një shifër shumë domethënëse. Ka dy çmime të para (një në Festivalet e RTSH, dhe një në Koncertet e Pranverës) dhe 17 çmime të para dhe të dyta të shtrira në kohë.


Lajmi kryesor:

Dj Sardi: Më mungon jeta e natës, koronavirus më ka pezulluar shumë projekte (VIDEO)


D.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

70 kompani oferta punësimi në panairin tek Fakulteti Ekonomik, ministri: Adresojmë sfidat së bashku

70 kompani oferta punësimi në panairin tek Fakulteti Ekonomik, ministri: Adresojmë sfidat së bashku