Swoboda: Presidenti të jetë mbi politikën,
bëni reformë gjithpërfshirëse

ATHINË – “Zgjedhja e Presidentit mbetet një çështje shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe kandidati i duhur për president duhet të jetë një kandidat mbi politikën që të ketë besimin e të dyja palëve, të qeverisë dhe opozitës”. Kjo ka qenë deklarata e kryetarit të grupit parlamentar socialist dhe dekokrat në Parlamentin Europian, Hannes Swoboda gjatë forumit "Europa mes meje dhe teje", ku ishte i pranishëm edhe kryesocialisti Edi Rama si dhe ish-ministri i jashtëm grek Stavros Lambrinidis.

"Unë mendoj se politikanët shqiptarë kanë nisur të bashkëpunojnë mbi çështjet themelore të cilat pa ashtu janë të domosdoshme për integrimin e vendit në BE apo së paku për të nisur bisedimet.Zgjedhja e Presidentit është çështje e rëndësishme sidomos në vendet ku ka ende shumë dallime dhe ndarje, është e rëndësishme për tu përpjekur për të shkuar bashkë në zgjedhjen e një kandidati i cili është mbi politikën dhe që ka besimin e të dyja palëve si opozitës dhe qeverisë", theksoi Sëoboda.

Ai deklaroi me tej se pa pasur zgjedhje të lira, të ndershme, transparente si dhe korrekte nuk do të jetë e mundur për Shqipërinë të vazhdojë me kërkesën e saj për të nisur bisedimet me BE-në.Sëoboda i rekomandon politikës shqiptare, qeverisë dhe opozitës për të krijuar një reformë të përbashkët në përputhje me standardet europiane.

Gjatë qëndrimit në Greqi Rama akuzoi qeverinë Berisha se ajo që ai po bënë është e kundërta që duhet të bënte për integrimin e vendit në këtë 100 vjetor.
Rama zhvilloi edhe një vizitë në Athinë, ku mori pjesë në një ekspozitë arti me temë "Arti përmirëson të ardhmen".Në këtë ekspozitë u paraqitën edhe disa piktura të Ramës, Hannes Swobodës dhe Fate Velaj.


(kz/aq/shqiptarja.com)


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave