ATHINE- Ndërkombëtarët përsërisin kërkesën për konsesus në zgjedhjen e presidentit dhe përfundimin e reformës zgjedhore si kusht që vendi të fitojë satusin kandidat për në BE.
Kreu i grupit parlamentar socialist në PE Hans Svboboda ka bërë thirrje për të dyja këto cështje duke i rikujtuar politikës se nga plotësimi i tyre varet e ardhmja integruese e vendit.
“ Shqipërinë e presim krahëhapur, por duhet të ndihmojë duke bërë detyrat” është shprehur Svoboda gjatë takimit me kreun e PS Rama në një tryezë rajonale të organizuar në Athinë për Identitetin Europian.
“Reforma Zgjedhore e Presidenti konsensual kyc për statusin” ka theksuar Swoboda.