Sytë janë ato që preken më shpesh nga një mënyrë jetese jo e shëndetshme. Shumë orë që kaloni në kompjuter, për shembull, janë të dëmshëm për shëndetin e tyre, si dhe tymi i duhanit apo smogu. Pra, pse të mos ndihmojmë me një dietë që përfshin brenda ushqime që ndihmojnë shikimin? Këtu është një listë e 10 ushqimeve më të shëndetshme për sytë tanë.
Karota:
Vitamina A është thelbësore për të mbajtur sytë tuaj të shëndetshëm, pasi ajo përmban beta-carotene, një antioksidant me vlerë. Përveç karotave të pasura me vitaminën A, janë dhe lakra dhe marulja. Mungesa e kësaj vitamine të çmuar mund të shkaktojë probleme në sy. Karota zvogëlon rrezikun e degjenerimit makular dhe të kataraktit (perdes).
Spinaqi:
është shumë i pasur me hekur, gjithashtu përmban karotenoidë, luteinën, që ndihmojnë për të mbrojtur sytë nga katarakti dhe degjenerimi makular. Antioksidantë të njëjtë janë gjithashtu të pranishëm te sallata jeshile, bizelet.
Frutat:
Kivi, portokalli dhe hidet janë të pasura me vitaminën C. Siç e dimë vitamina C largon radikalet e lira që shkaktojnë dëme në sy.
Soja:
Përmban acidet yndyrore esenciale, fitoestrogjenin, vitaminën E dhe përbërës anti-inflamatorë që janë të mirë për sytë. Fasulja, qumështi dhe kosi, por edhe vaji i ullirit dhe misrit janë të mira për sytë për shkak se ato përmbajnë një sasi të bollshme të vitaminës E.Hudhra dhe qepa të dyja janë ushqim shumë i mirë për të përmirësuar shikimin. Ato përmbajnë squfurin, e cili e bën lenten e syrit më të fortë dhe rezistente.
Kajsia:
E pasur me vitaminë A, mbron sytë nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira. Ajo gjithashtu përmbajnë karotenoide që përmirësojnë shikimin.
Veza:
Me përmbajtjen e tyre të squfurit, lecitinës, aminoacideve dhe luteinës, në fakt, vezët ndihmojnë për të mbrojtur sytë nga katarakta.
Salmoni dhe sardelet:
Acidet yndyrore Omega-3 janë të rëndësishme për shikimin, në fakt, janë një burim i mirë i acidit (DHA), i cili është një acid yndyror Omega-3 .
Brokoli:
Përmirëson shikimin. Ai përmban antioksidantë të cilat mbrojnë sytë nga faktori stres i radikaleve të lira.
Çokollata e zezë:
Përmban flavonoide që mbrojnë sytë. Përveç këtyre ushqimeve, ka shumë ushqime të tjera të dobishme për sytë. Të tilla si: rrushi, limoni, kungulli, bajamet që janë aleatë të vlefshëm në tryezë dhe na ndihmojë për të ruajtur shëndetin e syve tanë.
Shkrimi u publikua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com