FT/ Ukrainë 1-0 Shqipëri (Hutsuliak 46')

VALENCIA, SpanjëKombëtarja shqiptare e futbollit pësoi humbjen e dytë në harkun e pesë ditëve. Kuqezinjtë u mposhtën 1-0 nga Ukraina në miqësoren e zhvilluar sot në Valencia të Spanjës. Ndeshja u vendos nga goli i Hutsuliak në minutën e 46-të.

Bujar Pllana debutoi sot për ekipin tonë si titullar, ndërsa minuta në fushë pati edhe për Pilon, dy risitë e Sylvinhos në këtë grumbullim. Sipas të gjitha gjasave kjo ishte ndeshja e fundit për Sylvinhon në stolin e Shqipërisë, kjo pasi i përfundon kontrata në korrik dhe Kombëtarja do të rikthehet në fushë në muajin shtator për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Pas humbjes 2-1 kundër Polonisë pesë ditë më parë në gjysmëfinalen play-off të Kupës së Botës, Shqipëria merr humbjen e dytë në pak ditë.

Komentet më të rëndësishme:

90' Mbyllet 1-0 ndeshja, Ukraina fiton miqësoren kundër Shqipërisë.

59' Dalin nga fusha Hysaj, Shehu dhe Laçi, në fushë Balliu, Bajrami dhe Pajaziti.

46' Hutsuliak kalon Ukrainën në epërsi pas vetëm disa sekondave nga nisja e pjesës së dytë.

46' Arbër Hoxha i bën vend Stavro Pilos, Broja del nga fusha dhe vendin e tij e merr Anis Mehmeti.

45' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.

17' Shqipëria me fat në miqësore, Ukraina gjen avantazhin me Yaremchuk pas 17 minutash lojë! Goli anulohet për pozicion jashtë loje

1' Nis ndeshja në Valencia.

Formacionet zyrtare:

Ukraina (4-3-3): Riznyk; Konoplia, Zabarnyi, Sarapii, Mykolenko; Shaparenko, Yarmoliuk, Malinovskyi; Hutsuliak, Vovoshyn, Yaremchuk Trajner: Serhiy Reblov

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Pllana, Gjimshiti, Mitaj; Laçi, Shehu, Asllani; Arbër Hoxha, Uzuni, Broja Trajner: Sylvinho

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:21
Sylvinho e pranon: Ukraina luajti më mirë se Shqipëria, nuk ishim të kthjellët nga ana mentale

1774992177_sylvinho.JPG

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, është shfaqur para mediave në fund të ndeshjes miqësore që Shqipëria humbi 1-0 përballë Ukrainës.

“Duhet të jem i sinqertë, ishte e vështirë që të reagonim pas humbjes ndaj Polonisë. Imagjinoni që kishim mundësinë e vetme në jetë, si shtet e federatë që të shkonim në Botëror, ishte hera e parë për ne. Pritshmëria ishte shumë e lartë, po luanim 100% e më shumë ndaj Polonisë, kishim edhe një pjesë të ndeshjes në dorën tonë.

Në fund të ndeshjes ishte e vështirë ta pranonim. Ishte e vështirë të punonim në ekip dhe mundësia të reagonim, të vinim e luanim këtu ndaj një ekipi të mirë si Ukraina, me lojtarë të mirë. Ky është një ekip i pabesueshëm, e kam parë ndeshjen ndaj Suedisë, mund ta shihja sa shumë lojtarë të mirë kishin. Pastaj kur flet për futbollin, e pëson 3 gola, je jashtë. Por duke menduar për ekipin tonë ishte shumë e vështirë, ne kemi shpenzuar shumë energji që të vinim këtu dhe u munduam të bënim mirë në mendjen tonë. Nuk rikuperuam mirë, të them të drejtën, nëse flitet për aspektin mendor.

Thashë që do jem i kënaqur nëse e fitoj? Nëse fiton ndeshjen je, nëse jo, padyshim jo. Edhe paraqitja ishte e vështirë, që të rikuperonim lojtarët nga ana mendore. E provuam të gjithë, edhe federata. Për ne është shumë e vështirë, është një kundërshtar i vështirë. Por kur je këtu, në play-off, mund ta imagjinosh që mund të shkosh para, nuk ia dolëm. Polonia ishte rezultat i vështirë, e përsërit se si përfundoi ndeshja, ishte e vështirë të menaxhonim edhe 25-30 minutat e fundit. Nuk kam çfarë të them, jam i mërzitur. Urime Ukrainës, shihemi herën tjetër.

Sigurisht që Ukraina luajti shumë më mirë se ne sot, kanë kualitet të mrekullueshëm. Keni lojtarë që luajnë te PSG, Benfika, Gijon, Everton. Shumë lojtarë të mirë. Ishte e vështirë për ne. Le të shkojmë te pika që po më pyet, ishte shumë e vështirë. Që Shqipëria të shkonte në “play off” nënkuptonte shumë për të gjithë, mund të ishte më mirë, por ne kishim eksperiencën që luajtëm dy ndeshje dhe pse i humbëm të dyja”, u shpreh trajneri Sylvinho.