LIVE/ Ukrainë 1-0 Shqipëri (Hutsuliak 46')

VALENCIA, Spanjë - Sot në orën 20:45 në stadiumin e Levantes në Valencia po luhet miqësorja mes Ukrainës dhe Shqipërisë. Pas humbjes 2-1 kundër Polonisë në Varshavë pesë ditë më parë, kuqezinjtë janë jashtë garës për një vend në grupet e Kupës së Botës 2026.

Komentet më të rëndësishme:

 

59' Dalin nga fusha Hysaj, Shehu dhe Laçi, në fushë Balliu, Bajrami dhe Pajaziti.

46' Hutsuliak kalon Ukrainën në epërsi pas vetëm disa sekondave nga nisja e pjesës së dytë.

46' Arbër Hoxha i bën vend Stavro Pilos, Broja del nga fusha dhe vendin e tij e merr Anis Mehmeti.

45' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.

17' Shqipëria me fat në miqësore, Ukraina gjen avantazhin me Yaremchuk pas 17 minutash lojë! Goli anulohet për pozicion jashtë loje

1' Nis ndeshja në Valencia.

Sfida e sotme mund të jetë e fundit për trajnerin Sylvinho në stolin e Shqipërisë, pasi braziliani ka kontratë me FSHF-në deri në muajin korrik të këtij viti, ndërsa Kombëtarja do rikthehet sërish në fushë në muaj shtator për Ligën e Kombeve.

Ashtu siç e njoftoi dje në konferencën për mediet, trajneri Sylvinho ka bërë disa ndryshime, ndërsa nga minuta e parë debutuesi Bujar Pllana. Nga fillimi edhe Broja, ndërsa në stol mbetet Anis Mehmeti.

Nga grumbullimi për shkak të lëndimit janë larguar Ernest Muçi, Ardian Ismajli dhe Arlind Ajeti, ndërsa u largua edhe Ylber Ramadani i cili u bë baba për herë të dytë. Jasir Asani ka lanë pas lëndimin dhe e nis ndeshjen nga stoli.

Formacionet zyrtare:

Ukraina (4-3-3): Riznyk; Konoplia, Zabarnyi, Sarapii, Mykolenko; Shaparenko, Yarmoliuk, Malinovskyi; Hutsuliak, Vovoshyn, Yaremchuk Trajner: Serhiy Reblov

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Pllana, Gjimshiti, Mitaj; Laçi, Shehu, Asllani; Arbër Hoxha, Uzuni, Broja Trajner: Sylvinho

Formacioni zyrtar