Sylvinho e nis mbarë, Kombëtarja lë Durrësin për Tiranën

Sylvinho e nis mbarë, Kombëtarja lë Durrësin për Tiranën

Sylvinho, trajneri i Kombëtares

Kombëtarja shqiptare e futbollit do luajë kundër Polonisë në Varshavë më 27 mars, me ndeshjen që vlen për kualifikueset e Euro 2024. Ky takim do jetë edhe i pari për trajnerin e ri të kuqezinjve, Sylvinho. Së fundmi në një intervistë për Superport, braziliani tregon se ndryshe nga vitet e fundit, ekipi do i bëjë grumbullimet dhe stërvitjet në Tiranë, në kompleksin e ri pranë Liqenit Artificial.

“Jam shumë i kënaqur. Kur erdha këtu e gjithë puna ishte vënë përpara, por duhej dhe pak. Federata ka bërë një sforco te madhe që gjithçka të jetë gati për të filluar stërvitjen këtu. Kam folur edhe me lojtarët dhe ata janë të kënaqur që do të stërviten në Tiranë. Kombëtarja është e të gjithëve dhe sa më afër njerëzve të jemi aq më mirë është. Në krahun tjetër, më pas puna do të shihet me kalimin e kohës. Duhet të falënderoj të gjithë trajnerët që kanë qenë këtu, pasi me apo pa rezultate kanë dhe një kontribut në rritjen e lojtarëve dhe ne duhet të provojmë tani që të marrim më të mirën”, tha Sylvinho mes të tjerash.

Duket se ekipi do zhvendoset nga ambientet private në kompleksin e FSHF-së, duke u grumbulluar në kryeqytet për ndeshjet që do luajë brenda apo për stërvitjet. Kujtojmë se kombëtaret e futbollit i zhvillonin përgatitjet në Durrës.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi