Sylvinho e zbuloi në Kombëtare, ofertë e rëndësishme europiane për Mario Mitaj

Sylvinho e zbuloi në Kombëtare, ofertë e rëndësishme europiane për Mario Mitaj

Mario Mitaj me fanellën kuqezi

Mario Mitaj është dëshira e Dinamos së Zagrebit në Kroaci. Mbrojtësi i Kombëtares që luan në gjithë fashën e majtë ka kontratë me Lokomotivën e Moskës deri në verën e 2027, teksa ballkanasit e kanë objektiv mundësisht që në merkaton e janarit, duke dashur të paguajnë vlerën e kartonit që sipas "transfermarkt" vlen 1.5 milionë euro.

"24sata.hr" njofton se 20-vjeçari shqiptar është pikasur nga trajneri i Dinamos së Zagrebit, Sergej Jakiroviç. I dalë nga moshat e AEK-ut në Athinë, Mitaj u bashkua me rusët verën e 2022 për 3 milionë euro.

Këtë sezon në Rusi, Mitaj ka luajtur për 16 ndeshje mes Kupën dhe kampionatit dhe në disa përballje ka dalë si lojtari më i mirë. Falë paraqitjeve të mira edhe me Kombëtaren dhe besimit që Sylvinho i dha djaloshit, tanimë Mitaj është dëshirë e një prej shkollave më të mira të futbollit në Ballkan.

10 ndeshje ka luajtur Mitaj me Kombëtaren dhe pritet të ketë besimin e Sylvinhos edhe për në "Gjermani 2024".

Faximile e "24sata.hr"

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Barazimi me Kroacinë, mendoni se Kombëtarja kalon grupet e Euro 2024



×

Lajmi i fundit

Rishikohet Kuadri Makroekonomik e Fiskal 2025-2027,  investimet publike 5.2% e PBB-së çdo vit deri në 2027-ën, zbritet borxhi publik

Rishikohet Kuadri Makroekonomik e Fiskal 2025-2027, investimet publike 5.2% e PBB-së çdo vit deri në 2027-ën, zbritet borxhi publik