'Sylvinho më ka telefonuar', Myrto Uzuni zbulon ofertat: S'di kë të zgjedh, më duan në Serie A dhe La Liga

'Sylvinho më ka telefonuar', Myrto Uzuni zbulon ofertat: S'di kë të zgjedh, më duan në Serie A dhe La Liga

Myrto Uzuni

Myrto Uzuni është futbollisti shqiptar i momentit. 27-vjeçari me 18 gola po shkëlqen në La Liga 2 me Granadan, duke kryesuar listën e golashënuesve në nivelin e dytë të Spanjës. Beratasi që luan në krahët e sulmit është gati për Kombëtaren, teksa për Oversport tregoi se ka oferta nga Serie A dhe La Liga.

"Këtë vit e nisa nga 0 dhe i tregova të gjithëve se çfarë mund të bëj këtu. Në rast se një ditë largohem nga ekipi im aktual, është shumë e vështirë të zgjedh sepse kam oferta nga LaLiga dhe Serie A. Tashmë jam i fokusuar te Granada dhe nuk mendoj merkaton", tregoi Uzuni.

Më pas beratasi 27-vjeçar u ndal edhe te Kombëtarja, me eliminatoret e Euro 2024 që janë në prag. Kuqezinjtë luajnë kundër Polonisë në Varshave dhe Uzuni duket gati për në 27 mars.

"Shqipëria ka një ekip me shumë kualitet duke parë se ku luajnë lojtarët. Duhet të besojmë më shumë te vetja. Trajneri i ri më ka telefonuar duke më uruar për paraqitjet dhe golat e shënuar nga unë. Në çdo klub ku kam luajtur kam pasur besimin e duhur nga trajnerët dhe nga stafi. Për mua është shumë e rëndësishme që të luaj për kombëtaren shqiptare. Nëse ata më thërrasin për ndeshjet kualifikuese, nuk do mendohem dy herë", tha Myrto mes të tjerash.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • La LIGA: 11/03/2023 17:20

    Me mirë tek La LIGA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Skemat lehtësuese të OSHE për klientët debitorë: Brenda prillit u mbyllën 677 aktmarrëveshje! Ja përfitimi sipas kategorive

Skemat lehtësuese të OSHE për klientët debitorë: Brenda prillit u mbyllën 677 aktmarrëveshje! Ja përfitimi sipas kategorive