Sylvinho merr lajmin e mirë, Armando Broja rikthehet në stërvitje! Chelsea ofertë për sulmuesin

Sylvinho merr lajmin e mirë, Armando Broja rikthehet në stërvitje! Chelsea ofertë për sulmuesin

Armando Broja në stërvitje me Chelsea

Armando Broja është rikthyer në stërvitje normale me Chelsea, kjo pas dëmtimit në fundin e sezonit të shkuar që e ka mbajtur jashtë për disa muaj sulmuesin e Kombëtares kuqezi. Tanimë edhe trajneri i Shqipërisë, Sylvinho duhet të jetë më i qetë duke parë se Broja po rigjen formën fizike për ndeshjet e shtatorit dhe është ndër elementët që trajneri Pochettino ka në konsideratë.

Me rikthmin në grup, ofertat për Brojën nuk kanë të ndalur. "The Guardian" në ishull njofton se West Ham në Premier League e kërkon me çdo kusht sulmuesin shqiptar, duke qenë se "Çekanët" larguan së fundmi Scamaccan drej Atalantës në Serie A.

Chelsea e ka blinduar repartin e avancuar me Nkunku dhe Jeckson, ndërkohë që Pochettino është në kërkim të një tjetër sulmuesi, çka i bën të vogla hapësirat për Brojën. Me kontratë deri në 2028, Blutë kanë besim te Broja, por për një ofertë që mund të jetë deri në 25-30 milionë euro do privoheshin nga talenti që ka dalë nga akademia e tyre.

Me West Ham-in në prag dhe me Brojën që kërkon më shumë minuta për të luajtur, e ardhmja e sulmuesit është në dorën e Chelsea.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta