Simon Simoni do jetë jashtë listës së Kombëtares për në "Gjermani 2024". Miqësorja e sotme kundër Azerbajxhanit ka treguar edhe listën finale të kuqezinjve për në Euro 2024.
Trajneri Sylvinho kishte thirrur 27 futbollistë dhe siç ishte parashikuar portieri Simon Simoni ka mbetur në tribunë për miqësoren e sotme, duke lënë të kuptohet se mosgrumbullimi i tij e ka lënë jashtë fazës finale të Evropianit. Kështu mësohen edhe 26 futbollistët që do na përfaqësojnë në fazën finale të Euro 2024.
Komento