Sylvinho pas eliminimit: Dua të pushoj, kemi 5 muaj që punojmë pa ndërprerje! Shqipërisë i zbulova lojtarë për 10 vitet e ardhshme

Sylvinho pas eliminimit: Dua të pushoj, kemi 5 muaj që punojmë pa ndërprerje! Shqipërisë i zbulova lojtarë për 10 vitet e ardhshme

Në konferencën e zakonshme për shtypin, Sylvinho, trajneri i kombëtares shqiptare, analizoi rrugëtimin e kuqezinjve në grupin B të Euro 2024.

“Po, jam krenar për lojtarët e mi. Jam i lumtur për vendin, Federatën dhe gjithë tifozët. Kam jetuar për 1.5 vite në Tiranë, kam zbuluar lojtarë të rinj. Njerëzit mund të supozojnë që Italia do të na shënonte 3 gola, Kroacia 4 dhe Spanja 5.

Por kemi bërë punë taktike, kemi patur shumë besim. Kemi sakrifikuar, arritëm të konkurrojmë kundër tri skuadrave kombëtare të mëdha. Kemi punuar gjatë, 5-6 muaj pa pushim. Tani dua të pushoj ca.

Spanja është kombëtare e madhe, ata kanë lojtarë shumë të mirë dhe të shpejtë. Skuadër e gatshme për të fituar, njëra nga favoritet për fitimin e Europianit.

Shorti dhe grupi ishin të vështirë. Nuk jemi mësuar të luajmë në kompeticione të tilla. Shqipërisë i zbulova lojtarë për 10 vitet e ardhshme.

Kam kaluar shumë netë pa gjumë duke ëndërruar se si duhet të luanim përballë skuadrave të tilla. Arritëm të ishim kundërshtarë dinjitozë, nuk kemi keqardhje. Urime për lojtarët, Shqipëria është krenarë me ne.

Synimi i Shqipërisë është të luajmë në evenimente të tilla, të arrijmë në nivele më të larta duke mësuar e duke u përmirësuar. Kemi synime të qarta, kemi lojtarët e duhur. Na pret një punë e madhe, por kemi materialin e duhur.

Po të ishim në një grup tjetër? Nuk do e ndryshoja eksperiencën e përballjes dhe presionit të të luajturit kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës. Lojtarët e mi dhanë gjithçka kishin, do e mbajnë mend gjithmonë këtë përvojë kaq të vlefshme.

Jam shumë i lumtur, edhe për faktin që askush nuk na dominuar plotësisht. Kam marrë përgjigje shumë të mira, kjo është diçka e artë. Nuk do të kisha ndryshuar asgjë.

Broja dhe Hoxha? Jo, nuk kemi bërë zëvendësime të gabuara. Bëmë atë që duhej, por ishte shumë e vështirë. Spanja ka lojtarë të mrekullueshëm. Ishim përgatitur për kundërsulme, organizim dhe tranzicione të duhura. Kështu u kualifikuam në Europian.

Dua të falënderoj gjithë tifozët, të cilët na kanë përkrahur pavarësisht rezultateve, në çdo ndeshje. Jemi përkrahur nga të gjithë, edhe nga të rinj 15, 16 apo 17-vjeçarë, të cilët nuk e kanë parë kurrë Shqipërinë duke luajtur në Europian. Ishte një përvojë e artë.

Ndjesia e ballafaqimit me tifozët? Përkrahës të skajshëm, i shoh edhe në Tiranë ku jetoj e punoj. E shoh vlerësimin e njerëzve ndaj punës që kemi bërë. Jemi të gjithë të lumtur për atë që kemi arritur”.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berti: 25/06/2024 15:57

    Bravo djemte e kombetares pavaresisht se ishin ne nje gruo shume te veshtire jemi te pafat pir gjithsesi kemi bere nje loje te mire arber hoxha nje nder lojtaret me te mire shume teknik dhe duhej te futej ne fillim te ndeshjes tani te pergatitemi per boterorin sepse kemi nje shanc te madh per kualifikimin sepse jane 48 skuadra neqoftese shqiperia kete euro do te kishte ne grup spanjen gjeorgjine skocine ose huungarine ne do te kualifikoheshim por kshu eshete futbolli bravo dhe trajnerit silvinjo ajde cuna mos u merzisni se keni shance te beni mbrekulline ne boteror sipas meje lojtari me i mire qe luajti ne te tre andeshjet ishte ramadani bajrami hoxha bravo djema ajde tani me te forte se kur shpresojme tek ju sepse jeni ekip i mire dhe jo si me perpara qe thoje keta do hane 5 dhe 6 e treguan veten e ttre kete europian dhe bravo ju qofte sepse jeni nje super ekip dhe i kishit shancet oer kualifikim por kshu eshte ne qofte se do te kishte shenuar asllani me kroacine ne tani do te ishim ne feste ne qofte se do te kishte shenuar manaj me italine ishte nje pike me vlere ne qofte se dije do te kishte shenuar broja asllani perseri kishim shpresa duhet te ishit te qete para porte fitorja me kroacine do te ishte madheshtore

    Përgjigju
  • asolingo: 25/06/2024 09:19

    Pusho o mik pusho je ne vendin me te sakte per pushime 12 muaj viti pushime.Nuk them se ke faj 100% se ne fund te fundit ate futboll kemi por taktika e lojes,le te marim pak shembull nga Rumania.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!