Sylvinho 's'e ka parë' ende, Fiorentina ofron 10 milionë euro për Cristian Shpendin

Sylvinho 's'e ka parë' ende, Fiorentina ofron 10 milionë euro për Cristian Shpendin

Cristian Shpendi

Sulmuesi 21-vjeçar Cristian Shpendi është i shumëkërkuar nga klubet e Serie A. Mediet në Itali bëjnë me dije se së fundmi klubi i Fiorentinës ka bërë hapa konkret dhe është i gatshëm të ofrojë deri në 10 milionë euro për shërbimet e shqiptarit të Cesenas.

Janari është pranë dhe Shpendi shihet te Fiorentina si zëvendësuesi ideal i Kean, teksa do fitonte përvojë në elitën e futbollit italian. Me kontratë deri verën e 2026, Cristiani është vëllai binjak i Stivenit, që është në pronësinë e Empolit.

Në 15 ndeshjet e këtij sezoni Shpendi ka shënuar dhjetë gola, tetë prej të cilëve në Serie B dhe dy në Kupën e Italisë. Interes për të kanë shprehur edhe klube si Napoli apo Juventus, ndërsa ndiqet prej kohësh forma e tij e mirë.

Cristian Shpendi ka luajtur shtatë ndeshje me kombëtaren U-21 të Shqipërisë dhe ka shënuar një gol, ndërsa ende trajneri Sylvinho nuk është bindur për ta afruar në ekipin e parë, edhe pse golat e kuqezinjve në Ligën e Kombeve ishin me "pikatore".

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë