Armando Broja flet pas rikthimit në fushë: Dua ekipin e parë sa më shpejt, fanella e Everton më dha emocion

Armando Broja

Armando Broja u rikthye në fushë pas disa muajve lëndim në 'Tendinën e Akilit'. Sulmuesi i Kombëtares e bëri këtë në humbjen 1-0 të Everton U-21 kundër Watford U-21.

Broja mori ngarkesë vetëm 45 minutat e para, ndërsa pas ndeshjes u shpreh i lumtur dhe emocionuar që në një farë mënyre bëri debutimin e tij me Everton, edhe pse me ekipin e të rinjve.

"Jam i lumtur që u riktheva në fushë dhe po përmirësohem, që të rikthehem me ekipin e parë. Isha shumë i emocionuar që vesha fanellën e Evertonit. Ishte një ndjenjë shumë e mirë. Shpresoj ta vesh fanellën e ekipit të parë sa më shpejt. Luajta pjesën e parë, por ndjeja që mund të luaja edhe më shumë. Megjithatë plani ishte që të luaj vetëm 45 minuta dhe fillimi ishte i mirë për mua.

Si lojtar, duhet të jesh gjithmonë i durueshëm. Duhet durim me lëndimet, durim me situata që nuk janë gjithmonë në kontrollin tënd. Do të kisha dashur të isha kthyer më shpejt, por është një nga ato raste ku thjesht duhet të jeni i durueshëm, të merrni kohën tuaj, të siguroheni që jeni mirë dhe të siguroheni që çdo gjë është në rregull.

Kur erdha për herë të parë tek Everton, do të kisha dhënë gjithçka për të qenë atje në fushë me lojtarët e tjerë. Kjo është ajo që çdo lojtar dëshiron: të jetë atje me skuadrën javë pas jave, duke luajtur dhe stërvitur”, u shpreh Broja.

Kujtojmë se Broja në fundin e merkatos së verës 2024 u huazua nga Chelsea te Everton për të paktën një sezon, me klubin nga Liverpool që ka mundësi për të blerë kartonin e 23-vjeçarit shqiptar.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Orban dorëzon ‘çelësat’, cili është bilanci i presidencës hungareze të BE?

Orban dorëzon ‘çelësat’, cili është bilanci i presidencës hungareze të BE?