Tre muaj fiks nga dita e sotme, kombëtarja shqiptare e futbollit ka një përballje shumë të fortë në Varshavë, atë kundër Polonisë për fazën play-off të Botërorit 2026. Më 26 mars ekipi i drejtuar nga Sylvinho kërkon historinë, edhe pse për t'u fituar janë dy ndeshje.
Më ëndrrën drejt Botërorit 2026 që zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, Sylvinho foli për ESPN në Brazil dhe tha se kundërshtarët e Shqipërisë kanë qenë të vështirë.
"Është një mundësi shumë e rëndësishme për ekipin, federatën dhe për të gjithë vendin. Që nga Europiani kemi pasur short të vështirë, por këto janë sfida që duhen përballuar. Nga janari do të nisim ndjekjen nga afër të lojtarëve tanë dhe do të jemi të pranishëm në disa ndeshje.
Poloninë e njohim mirë, kemi luajtur me ta së fundmi. Kanë ndërruar trajner, por lojtarët mbeten të njëjtë dhe janë të një niveli shumë të lartë. Ata janë në fazë rindërtimi, ndërsa ne po kalojmë një periudhë rritjeje.
Avantazhet? Është e vështirë t’i përcaktosh. Janë 90 minuta, por gjithçka mund të ndryshojë brenda pak sekondash. Lojtarët tanë janë mësuar me ndeshje të forta. Do të mbështetemi te cilësitë tona dhe te puna që kemi bërë deri tani", tha mes të tjerash trajneri i Kombëtares.
Shqipëria do të përballet me Poloninë në gjysmëfinalen play-off më 26 mars 2026 në Varshavë. Në rast fitoreje, kuqezinjtë do të luajnë më 31 mars finalen vendimtare ndaj fituesit të çiftit Ukrainë - Suedi.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Dhjetor, 10:22
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, prisni ndryshim në punën e SPAK?
-
Po
37.4%
-
Jo
53.2%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 784
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
10 fitore në 10 ndeshje, Barrikada kampione dimri
26 Dhjetor, 12:35
-
Superliga/ Tirana braktisi ndeshjen, AF Elbasani kërkon fitoren në tavolinë! Idrizi ëndërron Sadikun dhe Cikalleshin në Vlorë, 'tronditet' Partizani
26 Dhjetor, 08:59
-
Gattuso: Krenar që jam trajner i Italisë, duhet të shkojmë në Botëror
24 Dhjetor, 15:18
-
FSHF akordoi 3 milionë euro, si ndahen shumat në Superligë dhe Kategorinë e Parë për çdo klub
24 Dhjetor, 10:12
-
Dinamo përmbys 1-3 Partizanin në derbi, Egnatia fiton në Durrës! Portieri i Bylisit braktis ndeshjen, sot edhe dy ndeshje në Superligë! Bojkoton Flamurtari
24 Dhjetor, 08:37
-
87 dhoma në 7 kate, së shpejti nis ndërtimi i hotelit të ekipeve kombëtare në ‘Shtëpinë e Futbollit’ (VIDEO)
23 Dhjetor, 15:18
-
Kategoria e Parë/ Mbyllet ndeshja 'që zgjati katër ditë', Burreli mposht 0-1 Korabin mes tensionit në Peshkopi
23 Dhjetor, 15:16
-
Trajneri Ditmar Bicaj jep dorëheqjen nga ekipi i Lushnjës
23 Dhjetor, 12:49
-
Superliga luhet në mesjavë, sot edhe derbi Partizani - Dinamo! Kërnaja: Respekt për ta, por 'Demave' i bëjnë punë vetëm tri pikët
23 Dhjetor, 11:37
-
Grushtet e vlonjatëve ndaj lojtarëve të Teutës, Flamurtari 8 ndeshje pa tifozë! Ndëshkohet edhe me gjobë
22 Dhjetor, 22:48
-
‘Legjenda e mikrofonit shqiptar’, përcillet për në banesën e fundit Ismet Bellova! Të pranishëm figura të shquara
22 Dhjetor, 14:22
-
Më 28 dhjetor luhet finalja e Superkupës së Shqipërisë, Egnatia - Dinamo në statistika
21 Dhjetor, 17:00