Sytë dhe dielli, këshilla për t`u
mbrojtur gjatë stinës së verës

Sytë dhe dielli, këshilla për t`u<br />mbrojtur gjatë stinës së verës
MILANO- Çfarë duhet të mbani mend për të mbrojtur sytë në det dhe në mal nga “pushtimi” i dritës së diellit të drejtëpërdrejtë ose të reflektuar? Si t`i zgjidhni syzet, cilat lente  të përdorim, masat paraprake që merren për fëmijët dhe të moshuarit janë shqetësimi më i zakonshëm i kësaj periudhe.

Rreziqet për shikimin - Ndër rreziqet afatshkurtër është larma Keratitis, një çrregullim shumë i dhimbshëm që shkaktohet pas ekspozimit ndaj një dritë veçanërisht verbuese.
Për sa i përket sistemeve të nxirjes artificiale, madje edhe një seancë e llambës mund të shkaktojë siklet për syrin. “Rreziku është që të rrisë ndërgjegjësimin e korneas, sidomos, nëse ju nuk i vendosni syzet për mbrojtje, ndoshta me një pambuk të lagur poshtë syrit, për të luftuar dehidratimin e tij," thotë Francesco Loperfido, anëtar i Komisionit përgjegjës për pikëpamjen e shërbimit dhe mbrojtjes së Oftalmologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të San Raffaele në Milano.

Syze dielli –  Të qëndruarit në hije nuk është e mjaftueshme për të mbrojtur sytë tuaj, sepse rrezet UV pasqyrohen nga deti, rëra dhe prej sipërfaqeve të tjera. Për këtë, syzet e diellit janë të domosdoshme, me kusht që ato të kenë kërkesa të caktuara. Ashtu si kremrat e diellit edhe syzet e diellit duhet të kenë një filtër për UV. Për më tepër, me ligj, syzet duhet të kenë një broshurë në të cilën është treguar shkalla e mbrojtjes nga UV që varion nga 1 deri në 5.

Lentet - Edhe me pushime ju mund të vazhdoni t`i përdorni lentet, sipas rregullave të thjeshta që ndihmojnë syrin për të parandaluar infeksionet. Si në det dhe në mal, ju duhet t`i zgjidhni ato lente, të cilat kanë një filtër UV. Këto garantojnë 99% mbrojtje nga rrezet UBV dhe 95% nga rrezet UVA.

Fëmijët dhe të moshuarit - Bashkë me personat të cilët tashmë kanë një sëmundje të retinës ose i janë nënshtruar një operacioni, edhe të moshuarit dhe fëmijët janë më të ndjeshëm dhe më në rrezik. Megjithatë, sipas të dhënave të fundit të Komitetit të Mbrojtjes së shikimit, vetëm 11% e të rinjve dhe 10% e atyre mbi 55 mbajnë lente dielli. "Sistemi vizual i fëmijëve nën dhjetë vjeç është ende në rritje dhe duhet të jetë i mbrojtur mirë, sepse është më e vështirë që t`i mbash ata nën ombrellë," vuri në dukje Francis Loperfido.

Lotët artificial - Për të parandaluar dehidratimin e syve të thatë që shkaktohen nga ekspozimi i zgjatur në diell, është e rëndësishme për tu përdorur lotët artificial, të cilat e mbajnë syrin dhe sidomos lentet e kontaktit gjithmonë të lagur.

Dieta e syve - Gjithmonë, por më shumë është e këshillieshme që në verë të konsumohen sa më shumë fruta (sidomos portokall, kivi dhe kajsi), perime (speca, domate, karrota, si dhe perimet me gjethe jeshile, të tilla si marule dhe spinaq) duke ndjekur një dietë të varfër në yndyrë. 

Aplikacioni "Miku diell" - Për ata që kanë dyshime në lidhje me syzet që duhet të zgjedhin, është aplikacioni "Miku Diell", i krijuar nga Komisioni EyeCare me patronazhin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe në bashkëpunim me Unipro. Ky është një aplikim i lirë për telefonat celular që ofrojnë këshilla të dobishme për të mbrojtur sytë tuaj.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit