Sytë blu janë krijuar nga mutacioni gjenetik i ndodhur 10 mijë vite më parë

Sytë blu janë krijuar nga mutacioni gjenetik i ndodhur 10 mijë vite më parë

Foto ilustruese

Vetëm 8% e banorëve në Tokë kanë sy blu, dhe kryesisht gjenden në Europën e veriut. Por njerëzit e parë në tokë nuk kanë qenë me sy blu.

Josh Hamilton kohët e fundit pohoi se nuk sheh mirë gjatë ditës sepse ka sy të kaltër.

"Për shkak të mungesës së pigmentit në sytë me ngjyra më të lehta si sytë blu ose jeshilë në krahasim me kafen, ju merrni një dritë shumë më të padëshiruar dhe që mund të krijojnë probleme", ka thënë optometristi Richard Ison.

Hamilton është shprehur se ka filluar të vejë lente kontakti të kuqe gjatë lojërave ditore për të tërhequr më pak dritë dhe ta ndihmojë atë të shohë topin më mirë.

Ekziston fakti që shumica prej nesh lind me sy blu, pastaj melanina shtohet me rritjen tonë.

Studimet e fundit zbuluan se vetëm një në gjashtë amerikanë kanë sy blu, nga afërsisht 50% në fillim të shekullit të 20-të.

Sipas Hans Eiberg në Universitetin e Kopenhagenit, në fllim të gjithë njerëzit kanë lindur me sy kafe, por me kalimin e kohës një mutacion gjenetik i një paraardhëi 10 mijë vite më parë ndikoi të  krijoheshin sytë ngyrë blu.

Të gjithë njerëzit me sy blu demonstruan të njëjtën defekt në ADN-në e tyre, që do të thotë se të gjithë mund të gjurmohen te një paraardhës.

Por ato sy blu mund të nënkuptojnë se Hamilton është më i zgjuar në detyra të caktuara.

Në një studim britanik të vitit 2007, studiuesit zbuluan se njerëzit me sy blu ishin më të mirë në të menduarit strategjik dhe në përgjithësi performonin më mirë në detyra që kërkonin mendime afatgjata, të tilla si vrapimi ose golfi.

Ndërkohë, subjektet me sy kafe ishin më të shpejtë në reagim.

Cal Ripken Jr., Mickey Mantle dhe Lou Gehrig të gjithë këta të famshëm janë me sy të kaltër.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një fitore të mundshme të Trumpit?

Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një fitore të mundshme të Trumpit?