Të 'zhytura' në luks, pishinat
më të adhurueshme në botë

Të 'zhytura' në luks, pishinat<br />më të adhurueshme në botë<br>
Zhytja në ujë nuk ka qenë kurrë më e adhurueshme se sa në këto pishina luksoze. Duke filluar nga vilat private në Japoni, vendpushimet luksoze në hotele, këto janë disa nga vendet më të paharrueshme, luksoze dhe më të shtrenjta në botë për të bërë një zhytje:

1 Ski Portillo, Kili
Lart në Andet Kiliane shtrihet  Ski Portillo, një nga vendpushimet më historike në Amerikën e Jugut, e cila është gjithashtu shtëpia e një pishine mjaft të veçantë. Pishina është falas për mysafirët e hotelit, ndërsa akomodimi një jave në një dhomë me pamje të luginës dhe katër vakte në ditë shkon në 3.750 dollarë.

2.Kohanaiki, Hawai
Një tjetër pishinë me një sfond mbresëlënës malor vjen në Big Island të Haëait. Pishina me gjatësi 25 metra në Kohanaiki është veçanërisht e bukur gjatë natës, me qiellin e ndritshëm lart.

3.Il Sereno, Liqeni i Comos në Itali
Ndërsa Liqeni i Comos është vetë një vend i përsosur për një zhytje të mirë, një opsion pak më i ngrohtë vjen nga “Il Sereno”, hoteli i cili ka një pishinë me gjatësi prej 20 metrash e mbushur me ujë të ngrohtë. Pishina është vetëm për mysafirët, me çmime duke filluar nga 825 dollarë natën.

4. Temple House, Chengdu në Kinë
Kryeqyteti i lashtë i Chengdu në provincën Sichuan, Kinë, është shtëpia e një hoteli me një pishinë 25-metra e brendshme që kap reflektime nga dritat që janë projektuar të ngjajnë me tarraca të çajit që përshkojnë peizazhin e Sichuan. Ajo është e hapur vetëm për të ftuarit, dhe një natë kushton 290 dollarë.

5. Four Seasons Serengeti, Tanzania
Hoteli Four Seasons Serengeti në Tanzani ka pishinën me pamjen më të mrekullueshme, ku qëllon shpesh që bashkë me ju të vijën për tu larë edhe disa elefantë. Nuk përjashtohen edhe të paftuar të tjerë si për shembull, zebra apo edhe ndonjë luan, por për fat të mirë ju jeni në një zonë të sigurt. Qëndrimi në këtë hotel fillon me 1.315 dollarë në natë përfshirë të gjitha vaktet.

6. The Chedi Muscat, Oman
Pishina në Chedi Muscat bë Oman është më e gjata në gadishullin Arabik, duke u shtrirë në 103 metra gjerësi. Ajo mund të përdoret vetëm për klientët e hotelit, ku një natë fillon me një çmim prej 520 dollarë.

7. Casa Chameleon, Costa Rica
Resorti vetëm për të rriturit, Casa Chameleon, është një pronë bregdetare në Kosta Rika, me një pishinë me pamje Oqeanin Paqësor dhe pyllin e thatë tropikal. Një natë në këtë resort fillon me njomim prej 450 dollarë.

8. Cilveden, Angli
Në Cilveden Hous ndodhet një pishinë e cila daton që para vitit 1960. Ajo është ndërtuar nga një milioner amerikan për të ndaluar gruan e tij që të shkonte të notonte në lum. Një këtu fillon me një çmim prej 595 dollarë.

9. Yeatman, në Portugali
Yeatman  është një hotel verë në qytetin portugez të Portos. Në të gjendet një pishinë luksoze ku mund të notoni në privatësi të plotë. Një natë në këtë hotel fillon me çmimin 250 dollarë nata.

10. InterContinental, Hong Kong
Ndërtuar me një kosto prej 2.5 milion dollarë, InterContinental  është një pallat me një gjatësi prej 7.000 metra  katror me pesë dhoma gjumi e pishinën e saj të pa fund. Ajo shtrihet në një tarracë 2500 metra katrorë së bashku me një Jacuzzi.

[gallery]24217[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni turin e Ramës me diasporën?



×

Lajmi i fundit

Video/ Qëllon pa mëshirë me 10 plumba bashkëatdhetarin, por e fal! Kush është shqiptari sadist në Spanjë, krimineli që i çirret maska

Video/ Qëllon pa mëshirë me 10 plumba bashkëatdhetarin, por e fal! Kush është shqiptari sadist në Spanjë, krimineli që i çirret maska